• |
ide | kryesore

Rreth 5 hektarë me pisha përfshihen nga flakët në Fier

Arkiva



Një vatër zjarri masive është regjistruar ditën e sotme në kodrat e Gjorgozit pranë qytetit të Fierit, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur rreth orës 19:00 ditën e djeshme.

Flakët vijojnë të jenë të fuqishme pasi janë favorizuar edhe nga era, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka rezultuar e suksesshme deri më tani.

Mësohet se flakët kanë djegur deri tani një sipërfaqe prej 5 hektarësh me pisha, ndërsa nuk paraqitet rrezik për banesat e zonës pranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *