• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona, befasohet në transfertë nga Almeria: goli i Touré fshin idenë e Xavi për tu arratisur

-Instant, Sport, Video
Almeria



E bujshme ajo që ndodhi në javën e 23 të La Liga. Barcelona humbet 1-0 në transfertë nga Almeria. Katalanasit nuk arritën kështu të fitojë më tej terren ndaj Real Madrid të Ancelotti. Ndeshja u vendos nga goditja e fuqishme e Touré në minutën e 24′. Humbja e dytë në kampionat për Xavi, i cili duhej ta shtyjë për më vonë arratisjen e tij. Blaugranat janë tani +7 ndaj Blancos. Nga ana tjetër, formacioni i Rubit rrëmben një sukses shumë të çmuar për t’u larguar nga zona e nxehtë e renditjes.

Nga +10 e mundshme në +7. Barcelona humbet mundësinë për të nisur arratisjen përfundimtare e mundur 1-0 nga Almeria. Vendasit konsolidojnë pozitat në zonën e sigurisë. Formacioni i Xavi u detyrua të ndiqte rezultatin që në minutën e 24′. Aksioni i 1-0 nisi nga rikuperimi i topit nga Ely, me Touré që lëshoi një silurë që hyri në portë edhe me ndihmën e traversës. Blaugranat nuk arritën të bëheshin të rrezikshëm në pjesën e parë dhe provuan në të dytën me anë të Raphinhas. Asnjë nga tentativat katalanase nuk frikësoi portierin Martinez. Në të vërtetë, ishte ter Stegen, në fund, ai që duhet të shmangte 2-0, por përmbajtja nuk ndryshoi.

Me këtë sukses, Almeria ngjitet në 25 pikë, +2 ndaj Valencias, duke iu rikthyer fitoreve pas tre humbjeve radhazi. Për Xavi, në kuotën 59, situata nuk është e keqe. Por Real është me 52 pikë dhe El Clasico (19 Mars) gjithnjë e më afër. Një telash i dyfishtë, duke qenë se Gavi do të mungojë në ndeshjen e radhës në Camp Nou me Valencia, i skualifikuar.

Spain LaLiga Santander

Athletic Bilbao 2-3 Girona
Celta Vigo 3-0 Real Valladolid
Almeria 1-0 Barcelona



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *