• |
ide | kryesore

Arrestohet shoferi i autobusit që aksidentoi 9 makina në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
perplasja, unaza shoferi



Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka konfirmoi se shoferi i autobusit të Unazës që u përfshi paraditen e kësaj të hëne në aksidentin masiv, është arrestuar.

“E kemi versionin, për ne është shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i autobusit, i cili është arrestuar nga policia. Është vendosur masa e arrestit në kushtet e flagrancës për drejtuesin e autobusit. Pra aktualisht që flasim, ai është i dyshuar si shkaktar i aksidentit rrugor.

Dhe ka dyshime të arsyeshme për shkelje që janë të dukshme. Pastaj, hipotezat se shkelja e rregullave ka ardhur si pasojë e patologjisë fizike që ai pretendon, apo amnezës mjekësore për të cilën ne nuk kemi dijeni, apo si rezultat i një gabimi tjetër…”, tha Gjoka në emisionin “Opinion”. 

10 automjete u përfshinë në një aksident të pazakontë paraditen e kësaj në Tiranë. Për shkaqe ende të paqarta, shoferi i linjës së autobusit doli nga korsia e tij, duke marrë para disa automjete. Vetë shoferi është shprehur se nuk ka qenë i vetëdijshëm dhe se nuk e mban mend sesi ka ndodhur ngjarja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *