• |
ide | kryesore

Pamje me dron/ Pema mbrojti kalimtarët nga aksidenti në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë



Eksperti i Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore Mamir Hodo, ka komentuar dinamikën e aksidentit të ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku mbetën në plagosur 9 perona, mes tyre edhe shoferi i autobusit që duket se mund të jetë edhe shkaktari i aksidentit.

Ai ka deklaruar se autobusi ka ndaluar vetëm pasi para tij u krijua një barrierë makinash, ndërsa momentin ku krijohet përshtypja se autobusi në vend të frenojë ka marrë gas. Ai e ka sqaruar me përplasjen me mjetin tip “Porche” që a detyruar autobusin të ngrihet në ajër.

“Mjetet që ka goditur autobusi, janë 10. Kur Porche është goditur nga artikulari dhe është mbështetur tek pema, kjo ka detyruar autobusin të ngrihet në ajër, që çon edhe në krijimin e idesë se është shtuar gaz. Pema ka shpëtuar jetë njerëzish” – tha ai në emisionin “Open” ne News 24. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Janë autobuzat hibride që janë difektoze dhe ky Hiena e Bashkisë Kopili i Ahmadinexhadit I bleu me kredi me çmime të kripura por të përdorura. U pa shumë qartë që autobusi nuk kishte shpejtësi por s’mund të ndalonte.njesoj ai ai që ngeli ne Lanë para disa muajsh. I njëjti model autobusi.O DELE,O Vemje kur do I thërrisni 1 herë mendjes që mos ti votoni këto qelbësira! Mund të ishit ju aty me gjithë familjen në mes të ditës në mes të Tiranës! Votoni vrasësit tuaj o Mjeranë!

  2. Autobuzet nga njera,efektet e vaksinave nga ana tjeter.
    Kushedi çdo shohim,degjojme e mos thente zoti bejme,me gjithe kto te zeza qe po kalojme.
    Zoti na ruajt!
    🙏🙏🙏

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *