• |
ide | kryesore

Berisha: Ka ardhur koha për mosbindje civile, kufoma politike nuk mbahet në pushtet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sonte një takim me strukturat drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 të Tiranës, ndërsa ka folur me mbështetësit demokratë dy ditë para protestës së paralajmëruar.

Berisha u ka bërë thirrje demokratëve pjesëmarrës në takim se duhet t’i bashkohen protestës së 3 marsit, pasi sipas tij do jetë një ditë “e veçantë” e revolucionit paqësor.

Ai shtoi më tej se tani “ka ardhur koha për mosbindjen civile” dhe se do përdoren të gjithë mjetet për fitoren përfundimtare të revolucionit.

“3 marsi është një ditë e veçantë, do të flasim fuqishëm në protestën tonë. Kufomë politike e pakallur, sot ai përbën rrezikun më të madh për këtë vend. Sot ai është i gatshëm të marrë çdo vendim me qëllimin e vetëm që të shpëtojë lëkurën e tij sepse ai e di, me korruptimin e McGonigal, me thikën që i futi marrëdhënieve me SHBA dhe sigurisë së tyre duke korruptuar me para kryezbuluesin, ai nuk mund të ketë shpresë për të ardhme politike. Ka kryer një vetëvrasje politike. Do marrë çdo vendim dhe do mbajë çdo qëndrim për të qëndruar por dhe ne do bëjmë të njëjtën gjë për ta shporrur nga skena politike. Një kufomë politike nuk mbahet kurrë në pushtet.

Mos mendoni se McGonigal ishte i vetëm, kishte bashkëpunëtorë. Duke nxjerrë çdo mësim do e mbështesim revolucionin me bindjen se Shqipëria bëhet vetëm nga shqiptarët. Me bindjen se liria është forcë e pathyeshme, me bindjen se vokacioni ynë perëndimor nuk ndryshon me asgjë. I rezistuam një agresioni të pashembullt, por ecim të sigurtë deri në përmbysjen e regjimit të Ramës.

Revolucioni paqësor do durim, guxim, nuk fitohet me një ditë e me një përpjekje, por me persistencë. Nuk fitohet me shabllonet që servirin drejtuesit, fitohet me kreativitetin e atyre që marrin pjesë në revolucion. Ndaj në 3 mars do jetë një ditë e veçantë e revolucionit por ai do vazhdojë deri në fitoren e tij të plotë. Koha ka ardhur për mosbindjen civile që Gandi e quante të shenjtë. Dhe ne do përdorim të gjitha mjetet e saj për fitoren përfundimtare të revolucionit”, tha ai.



8 Comments

  1. Gëzimi me të cilin Berisha e përshkruan takimin, është i jashtëzakonshëm dhe reflekton izolimin e tij nga bota anglisht folëse prej dy vitesh.

    Aq i gëzuar është sa për një moment e ka tejkaluar dhe faktin që ai që ja çoi në zyrë është kushëriri i Dorian Duçkës. Nevoja për të dal në fotografi me një të huaj pas shpalljes “nomn grata” e ka bërë ti injoroj rreziqet që mund të vijnë nga fisi i Duçkës

  2. Po ik mor plak matuf e lere rehat kete popull dhe po i deshe me te vertete te miren vendit hap krahun e ik gezo edhe ato pak vite jete qe te kane ngelur e sa per mosbindje civili bej shembull femijet e tu,nxir Xenin,Argiten e Mavlinen,le te behen ata heronjte e “ndryshimit”…

  3. dihet kush eshte kufome politike o NON GRATA Ti dhe familja jote jeni te mbaruar dhe shume shpejt dhe BE do ju shpalli NON GRATA dhe nuk ju ngelet vecse serbia dhe Rusia per te kerkuar azil politik

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Ka një ndryshim shumë të madh midis dy kufomave, Berisha quhet kufomë nga rama dhe natyrisht idiotët si taulanti apo të tjerë që e paguan me paratë tona për ta shpallur të tillë, ndërsa edvini shkoi e kruajti me atë, Sali Berishën,që askush, kurrë nuk duhet ta kruajë se të shkatëron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *