• |
ide | kryesore

Me fanellën e Milan pas 280 ditë vuajtjesh, Ibra feston rikthimin me një video: “Dy hapa larg ferrit”

-Instant, Sport, Video
Ibra



U deshën 280 ditë, por Zlatan Ibrahimovic është kthyer dhe nuk ka ndërmend të thotë mjaft. Pasi u rikthye për të luajtur me fanellën e Milan në San Siro kundër Atalantës, sulmuesi suedez postoi një video në profilin e tij në Instagram. Në video kampioni suedez rijeton të gjitha fazat e rikuperimit të tij të gjatë dhe të lodhshëm. Operacioni në gju verën e kaluar ishte vetëm nisja e një kalvari të jashtëzakonshëm për 41 vjeçarin Ibra.

Lexo më tej:Video/ Pas 280 ditësh rikthehet Ibrahimovic: Milan likuidon Atalantën e merr vendin e dytë

Asgjë rastësisë, si ndodh gjithnjë kur bëhet fjalë për Ibrahimovic. E kështu, lolona zanore e zgjedhur ishte ‘Tëo steps from hell’ (dy hapa nga ferri). Ndërsa në mbishkrim suedezi ka shkruar një fjali në stilin e plotë të Ibra: “Dyshoni te unë!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *