• |
ide | kryesore

Policia kujtohet të kontrollojë autobusët pas aksidentit (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
autobusët



As aksidenti i rëndë i autobusit tek Unaza e Tiranës nuk i shpëtoi paternit të njohur tashmë të autoriteteve shqiptare, të reagosh pasi ndodh e keqja dhe jo ta parandalosh atë.

Një video (poshtë) që vjen në redaksinë e Lapsi.al tregon se policia po kryen kontrolle mbi autobusë që udhëtojnë në kryeqytet. Mësohet se policia po kontrollon kolaudimin e autobusëve dhe gjendjen e shoferëve.

Çfarë vlen për t’u përmendur është se u desh jo një, por dy aksidente në zemër të kryeqytetit që policia të vihet në veprim kundrejt rrezikut që shfaqin këto mjete lëvizëve disa tonëshe.

Lexo më tej: Aksidentet/ Si po i shmanget Veliaj përgjegjësisë për kontrollin e linjave urbane 

Ndërsa aksidenti i vjetshëm i autobusit tek Lana u devijua nga i pari i bashkisë së Tiranës në një debat artistik, a ja vlente që autobusi të qëndronte si instalacion dhe urë, aksidenti i pardjeshëm duket se nuk mund të shitej si instalacion, dhe as si memorial kujtese.

Kësaj radhe, autoritetet u zgjuan për të reaguar. Kompanitë e transportit dhe shoferët e autobusëve duhet të qëndrojnë alert një ose dy javë, të paktën derisa ndonjë tjetër aksident tragjik të zhvendosë fokusin, e institucionet tona t’i kthehen rënies së daulleve të propagandës. ©Lapsi.al 



2 Comments

  1. Sa te zgjuar keta moderatoret e ketij portali.
    Me shume se gjysmen e komenteve i shkruajn vet.
    Ca pro Rames dhe ca kundra Rames.
    Krijojne personazhe fiktive thjesht per te mbajtur debatin gjalle.
    Dhe ata qe komentojne normalisht , si ne nje vend te lire demokratik qe jemi , keta moderatoret i dine pergjithesisht se kush jane dhe nga shkruajne.
    Por mos harrojme , interneti eshte nje shpikje shume e madhe. Ne momentin qe mendon se ke kontroll mbi dicka, kupton qe ti vete je i kontrolluar. Kupton se te tjeret te kane hakeruar portalin dhe kane te tera te dhenat e tua.
    Ne ato maja rripa rripa u be kjo pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *