• |
ide | kryesore

Revolucioni në dorë të gjykatës/ Katër variantet çfarë ndodh në 3 Mars

-Instant, Arkiva, Lajme



Në datën 3 Mars opozita do të dalë në rrugë për të protestuar mbi skandalet dhe keqqeverisjen e Ramës, që nga McGonigal te Ballkani i Hapur, shpopullimi apo korrupsioni. Por caktimi i protestës kombëtare në të njëjtën ditë që Gjykata e Apelit merr vendim për vulën dhe logon e PD-së shenjon edhe rrugën që do të marrë aksioni politik i opozitës, atë që Berisha e quan një revolucion paqësor.

Në anën tjetër, Enkelejd Alibeaj këmbëngul në kërkesën për vulën dhe logon e Partisë Demokratike, jo për të udhëhequr ndonjë fraksion demokratësh drejt betejave të reja, por më shumë si epitaf i një gupimi politik që dikur udhëhiqej nga Lulzim Basha.

Trupi gjykues që do të marrë vendim përbëhet nga Elona Mihali relatore dhe anëtarët Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja dhe variantet se çfarë mund të ndodhë në Apel janë si më poshtë:

  1. Gjykata lë në fuqi vendimin e gjykatësit Agron Zhukri

Rreth një vit më parë, në datën 25 Mars të vitit 2022, gjykatësi Agron Zhukri mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së duke njohur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demoktatike të 11 dhjetorit.

Ndryshimet e Statutit i hapën rrugë primareve brenda partisë dhe legalizuan fraksionet. Një nga ndryshimet kryesore që u miratuan në statutin e ri është i ashtuquajturi neni “Basha”, ku kryetari i partisë lë mandatin menjëherë nëse humb zgjedhjet parlamentare dhe votëbesohet nëse humb zgjedhjet vendore.

Nëse gjykata lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, atëherë vendimi do të jetë thjesht një noterizim i asaj çfarë ka ndodhur prej një viti në Partinë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha dhe kandidatët për bashkitë do të mund të hynë në garë me logon e PD.

      2. Gjykata vendos që vula i takon Alibeajt

Menjëherë pas vendimit, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi ankimimin në Apel. Sipas tij, gjykatësi Agron Zhukri ka nxjerrë një vendim pa dosje e fakte dhe pa patur palët.

Sipas Alibeajt, që një vendim të ketë efekt, palët duhet të jenë prezentë dhe kjo u është mohuar nga gjykata. Nuk dihet nëse Apeli do t’i japë të drejtë Alibeajt, në kushtet kur Partia Demokratike de facto drejtohet tashmë nga Sali Berisha, ka ngritur strukturat e reja, ka zhvilluar primaret dhe po bëhet gati për zgjedhjet e 14 Majit.

Por gjykata e dha një sinjal, kur pranoi ankimin e Alibeajt. Grupimi i Berishës, ka pretenduar se Alibeaj nuk ishte palë në proces. Si i tillë ai nuk kishte të drejtë ankimimi. Por gjithsesi, Gjykata e Apelit, ia pranoi ankimimin.

Lexo edhe: Grupi i Alibeaj thirrje Apelit: Tashmë asnjë pengesë për t’i dhënë fund konfliktit në PD

Lexo edhe: Lubonja: Alibeaj njëlloj si Basha kur përjashtoi Berishën

Lexo edhe: Përjashtimi i deputetëve/ Alibeaj në realitet tjetër: Unë jam drejtuesi i PD

     3. Gjykata shtyn vendimmarrjen

Që vendimi për këtë gjyq mund të merrej për 30 sekonda, është një pohim që juristët e shprehin vazhdimisht në studio televizive. Por gjykatësit nuk e kanë me ngut.

Po bëhet një vit që kur Alibeaj ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe çështja është zvarritur për të mbajtur peng partinë më të madhe të opozitës. Tensioni në PD i shërben qeverisë dhe gjykatësit janë bërë pjesë e lojës. Ndaj nuk është çudi që gjykatësit ta shtyjnë vendimmarrjen, qoftë edhe për arsye banale. Në këtë rast, kandidatët e PD do të hynin në zgjedhjet lokale me logon e Partisë së Lirisë, që në këto zgjedhje i ka lënë fushë të lirë Partisë Demokratike.

       4. Gjykata kthen çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë

Varianti i mbajtjes peng të partisë më të madhe në opozitë, ka edhe një formë tjetër. Gjykata mund të rikthejë çështjen për rishqyrtim në shkallën e parë. Sërish në këtë rast, do të aktivizohej formula e përfaqësimit me instrumentat ligjorë të Partisë së Lirisë, siç ndodhi në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Mbetet për t’u parë reagimi i Partisë Demokratike, nëse gjykata i heq për të dytën herë të garojë me logon e saj.

Gjatë protestës së fundit para parlamentit, kur Taulant Balla përmendi 3 Marsin, kreu i demokratëve Sali Berisha e komentoi me tone kërcënuese variantin që e lë PD pa logo për zgjedhjet e 14 Majit.

“Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!” ishin fjalët e Berishës./Lapsi.al



23 Comments

  1. Revolucion leshi, mire Berisha se eshte ne hall tani ne pleqni dhe eshte matufeps po ti o And Bushati boll talle trapin me avazin e Revolucionit me barut te lagur prej prastates se Berishes.

  2. Jo thjesht Revolucion. Se Revolucion me dash bejne te gjithe.

    Ky i Berishes eshte Revolucion Paqesor i cili konsiston ne daljen e Foltoristeve tek Bulevardi per t’i rene me dore. Per nja 1 ore.

    😅😅😅

    🥒🍑

    1. Po i bien me dore qe te ju zgjase sa me shume akti kur tju qijne robt sufllaqeve si ty. Do ju qihet plaka o palikar se po e kepusni zullumin vete ju duke e trashur!

  3. Pd zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka me shume gjasa te fitoje te drejten e vules dhe sigles prandaj Policia dhe prokuroria te mos mbajne sy e veshe mbyllur por te pregatiten per te shmangur me cdo kusht trazirat qe mund te shkaktoje krimineli non grata Sali Berisha pas dhenies se vendimit te gjykates .

    1. Ju rilindasit jeni te papare. Mire qe keni marre peng partine Socialiste, por do te merrni dhe PD-ne ta beni rilindje blu. Tahmaja je madhe do ju leje pa gjë o shoku rilindsopatronazhist.

    2. Po edhe nje 4 vjeçar aty do jete PS ,me Sali kriminelin fiton edhe Ver llapa.
      Révolucion me 100 koke palare .

  4. Miqet #1 te Rames jane Berisha dhe sahanlepires si Shkullaku qe i mbeshtesin.

    Berisha dhe Meta jane gogolet e urryer nga 80-90% te Shqiptareve qe nepermjet tyre Rama mban pushtetin.

    1. Duhet shume derra lekuretrashe si ky Dan hudhra…. Qe t’ua shkerdhejne kurvat tuaja patronazhiste zboriste te haremit pervers gojesperme.
      Bushtra te kuqe.
      Faje ka Saliu qe Nuk ua perdhunoi rracen e spermes se leninit qe ne 1991.
      Tani perdridheni

    2. E vertete, nuk behet me te tille. Behet me komunistet qe bene 97 dhe me picken e satom ne krye. O baxhell, po te mer dhe apartamentin Edi kurva dhe do perfundosh me bonus qeraje ne pidh te robve te tu o kurve, dhe kete se ka bere jo Berisha, por as pushtuesit sja kane bere kete shqiptarit ca po i ben bythqiri Ramazan!

  5. Sipas patronazhisteve që dëshirojnë të mos jetë PD duhet të jetojmë në diktaturë. Për këta nostalgjikë s’ka problem që ikin njerëz,s’ka problem që ka varfëri, dhe s’ka problem që mund të izolohemi nga bota demokratike boll të kemi një Enver të dytë më pseudonimin Rama!!!,Por a mundet të pranohet nga shumica e popullsisë?Mendoj se jo. Atëherë revolucioni është një mjet për ndryshim.Dhe besoj nuk do jenë vetëm “malokët”por dhe pjesa më patriote dhe me e konsiderueshme e vendit.

  6. I vrava nja katër protestues dhe plagosa disa të tjerë, dhe pastaj kërkova një snajper sepse besoja se katër snajperë që ruanin zyrat e mia nuk ishin të mjaftueshëm, nevojitej edhe mbështetja dhe zelli im për mbrojtjen e demokracisë dhe të fruteve të revolucionit, siç ishte një aferë korrupsioni me zë e figurë ku personazh kryesor ishte zëvendësi im në Qeveri.

    Të dashur demokratë dhe idealistë të palëkundur!

    Nga viti 2013 e këtej ne demokratët dhe revolucionarët e vetëm të Shqipërisë jemi pa pushtet dhe duket si i pamundur rikthimi ynë i shpejtë atje ku ka qenë ëndrra jonë e përhershme dhe etja jonë e pashuar.

  7. Për Sali Berishën duket se nuk janë ditët më të mira. Pas DASH, i cili i konsideronte qesharake akuzat e tij, ndërsa i rikujtonte sanksionet e Sekretarit të Shtetit për korrupsion të theksuar,

    Al Jazzera i ka ‘dhuruar’ sot një kopertinë falas, por sërish për fatin e tij të keq, personazhi i zgjedhur nuk është i duhur. Sali Berisha shfaqet krah presidentit sirian Bashar Al Assad.

    “Ose unë, ose kaos” – citohet Asad në kopertnën e Al Jazeera.

  8. brenda Partisë Demokratike, i kanë thënë se edhe nëse Berisha do të marrë vulën, do të ketë dhunë.

    “Meqë unë kam shumë miq atje në Partinë Demokratike se jam vetë një krijues i saj, kam marrë vesh gjëra akoma më absurde.

    Nëpër rrethinat e Tiranës po përgatiten me bishta lopate, me bishta sëpate, me bishta kazmash dhe nëpër seksionet e rrethinave janë përgatirur nesër për një demonstratë të dhunshme, për protestë të dhunshme.

  9. “Këtu në SHBA, nuk merren fare me Edi Ramën për çështjen McGonigal. Por është shumë problematike çfarë ka ndodhur me McGonigal, sepse tregon mundësinë e punonjësve të SHBA-së që kanë cenuar demokracinë. Nëse ti marr para dhe nuk i deklaron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *