• |
ide | kryesore

Shpërthim në hyrje të gjykatës së Podgoricës, 1 viktimë dhe 5 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Podgoricës



Një person ka humbur jetën dhe të paktën 5 të tjerë janë plagosur nga një shërthim në hyrje të gjykatës Themelore të Podgoricës. Mediat malazeze shkruajnë se viktima është një 39-vjeçar i identifikuar si Mladen Bulatoviç. Ishte pikërisht ai që ka shpërthyer një granatë dore në hyrje të gjykatës.

Sipas të njëjtave informacione, nga shpërthimi i bombës kanë mbetur të plagosur 5 persona, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

“Në orën 11:35 kemi marrë njoftim se në ndërtesën e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe se ka persona të lënduar. Kemi konstatuar se është vrarë M.B.(39) i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes. Kemi edhe pesë persona të lënduar të cilët janë kujdesur në Qendrën Klinike”, – tha Srđa Korać nga Policia Kriminale sipas portalit “Vijesti”.

Për ngjarjen kanë nisur hetimet. Në vendngjarje prane gjyjates se Podgoricës ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave. ©LAPSI.al

Podgoricës

Podgoricës

<p>Mladen Bulatović (39) stradao nakon što je na ulazu zgrade aktivirao ručnu bombu, saznaju "Vijesti" nezvanično</p>



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *