• |
ide | kryesore

22.500 tonë naftë të sekuestruara për thyerje të embargos, Gjykata e Durrësit lë në burg kapitenin e anijes

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë për kapitenin e anijes ruse që u kap me 22 500 tonë naftë kontrabandë në portin e Durrësit. Gjykata la në fuqi kërkesën e prokurorit të çështjes. Nga ana tjetër avokati i Smaznov, Artjon Beqiraj ka kërkuar masë më të lehtë sigurie të ‘arrestit të shtëpisë’. Gjatë fjalës së tij, avokati tha se nuk ka asnjë indicie që kapiteni të jetë përfshirë në kontrabandë.

Anija cisternë me flamur liberian u bllokua rreth 6 milje larg portit të Durrësit. Brenda anijes “Grace Felix” u gjet 22.500 tonë naftë kontrabandë në bordin e saj. Dyshimet ishin se nafta ishte ngarkuar në Azerbajxhan me naftë ruse dhe se përmes dokumentave false do të futej në Shqipërisë.



1 Comment

  1. Po përmend Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin. I kam miq dhe i dua fortë, por s’mund të pranoj të bëjnë thirrje të tilla kur i kemi provuar. Ne kemi provuar 97-ën

    Thirrja për dhunë e një gazetari është kalim i vijës së kuqe. Problemi ynë më i madh mes kolegësh është që s’arrijmë të themi në studio, ato që themi në kafe. Në Shqipëri ka gazetarë që bëjnë pallate dhe ndërtues që bëjnë gazeta!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *