• |
ide | kryesore

Dibër, djali plagos nënën me armë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje aksidentale sipas policisë, ka ndodhur pasditen e sotme në Selishtë të Dibrës, ku një djalë 15 vjeç ka plagosur me kallashnikov nënën e tij. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar për në komisarit, 15-vjeçarin e dyshuar dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit.

Njoftimi i Policisë së Dibrës:

Plagosi aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij, Policia shoqëron në Komisariat të miturin, autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *