• |
ide | kryesore

TEC-et që nuk punojnë, por i paguajmë mbi 90 mijë euro në ditë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Vitin që shkoi, dimri u prit me ankth kudo në Bashkimin Europian. Sa më shumë uleshin temperaturat, aq më të shtrenjta bëheshin faturat e energjisë, për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia. Por në Shqipëri, ankthi qe i dyfishtë. Kryeministri Edi Rama kishte folur për krizën në energji shumë kohë para se të niste lufta në Ukrainë. Me moton “nga lufta vijmë, në luftë shkojmë” kriza e energjisë, sipas tij, do të ishte goditja e radhës pas pandemisë dhe tërmetit.

Prandaj lajmi për kontraktimin e dy TEC-eve lundruese që u ankoruan në Vlorë erdhi natyrshëm. “Tigri 1” dhe “Tigri 2” u sollën nga kompania amerikane Excelerate Energy.

Kur shkoi t’i shihte nga afër termocentralet, ambasadorja Yuri Kim i dha një ngjyrim politik marrëveshjes së biznesit, si të ishte një kujdes mes aleatësh dhe jo një marrëveshje me qëllim fitimin e parave.

“Ne duhet të sigurohemi që aleatë amerikanë në NATO, partnerë apo miq si Shqipëria të mund të diversifikojnë burimet e tyre të energjisë, që të jenë më të sigurta, më të begata e më të pavarura”, u shpreh ambasadorja Kim.

Në të njëjtën linjë foli edhe Belinda Balluku, që shkoi më larg se Juri Kim dhe tha se kompanitë amerikane ishin aq të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë, sa ishin gati edhe të humbnin para.

“Ata kanë filluar ta ndjejnë Shqippërinë si vendin e tyre, dhe duke humbur para, se mund t’i çonin këto anije në Gjermani, por e kanë marrë personale ndihmën ndaj Shqipërisë” ishin fjalët e Ballukut, që shoqëronte ambasadoren në Vlorë.

Pagesa e majme dhe mosfunksionimi i TEC-eve

Kontrata parashikonte një pagesë prej 68 milion eurosh nga qeveria shqiptare vetëm për qiranë. E përpjestuar, shuma llogaritet të jetë rreth 90 mijë euro qera në një ditë.

Por dimri iku. Dy termocentralet nuk kanë prodhuar asnjë ditë energji, megjithëse çdo ditë e qëndrimit të tyre në Vlorë paguhet mbi 90 mijë euro.

Sipas një hulumtimi të gazetares Esmeralda Topi do të duhet ende shumë kohë që “Tigri 1” dhe “Tigri 3” të ndizen.

Arsyet burokratike që TEC-et nuk funksionojnë sipas shkrimit të botuar në Faktoje.al janë disa.

1) Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ende nuk e ka marrë licensën e prodhimit nga Enti Rregullator i Energjisë.

2) KESH-it i mungon edhe sasia e lëndës së parë djegëse që i nevojitet termocentraleve për t’u vënë në punë.

3) Termocentralet as nuk janë testuar ndonjëherë që nga Shtatori i vitit të kaluar.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është fakti se tashmë energjia në bursa është më e lirë dhe termocentralet nuk kanë leverdi të vihen në funksionim. E njëjta sasi energjie që do të prodhonin TEC-et lundruese është më pak e kushtueshme nëse blihet.

Lexo edhe: Anijet amerikane në Vlorë, faktet që ngrenë dyshime për një aferë

Mbetet mister fakti se përse TEC-et nuk u vunë në funksion që në momentin e parë që mbërritën në Shqipëri, megjithëse paratë për to vazhdojnë të paguhen.

Akuzat për kontratën 68 milion euro

Kur TEC-et mbërritën në Shqipëri ishin të shumtë ata që vunë në pikëpyetje rendimentin e tyre. Në një shpjegim që dha për to, kryeministri Rama siguroi se termocentralet nuk erdhën si teneqe të vjetra, por për të shtuar fuqinë energjitike të vendit.

Megjithatë Rama përmendi faktin se TEC-et ishin sjellë në Shqipëri edhe si pasojë e levizjeve diplomatike të nivelit të lartë.

“Ato nuk kanë ardhur këtu si rrënoja, por kanë ardhur këtu si rezultat i një pune të jashtëzakonshme diplomatike deri në nivelet më të larta” është shprehur kryeministri.

Paratë që paguan shteti shqiptar do t’i kalojnë 45 milionë dollarë kompanisë amerikane Excelerate Energy për qiranë dyvjeçare dhe 22.5 milionë dollarë firma Renco për ofrimin e shërbimit të operimit.

Sipas kreut të PD-së, Sali Berisha logjika e biznesit në rastin e termocentraleve që nuk janë ndezur asnjë ditë, ka humbur për shkak se Rama dhe Kim janë të përfshirë në një aferë korrupsioni.

“Amerikanët kanë pasur ambasadorë të shkëlqyer në këtë vend, duke filluar nga ambasadori i parë, e me radhë. Por kanë pasur edhe një lloj si kjo e cila është e zhytur fund e krye në korrupsion. Çfarë e shtyn atë të shkojë e të mbulojë aferën korruptive të Belinda Ballukut tek ato anijet fantazmë, që na gjobisin çdo ditë 90 mijë euro? Por në vend po të ishte për transparencë u thoshte ikni aty”, ka deklaruar Berisha./Lapsi.al



16 Comments

  1. Super investigim. Kjo esht MEDIA qe duam Jo Top Klan e te gjithe autoparlantet e avokatis se korrupsionit sepse financohen prej tij

    1. Luiz Ejlli sapo ka than: – Jam si Edi Rama. Nuk na mund kush ne zgjedhje.
      Thuajani SRB-it, Namutit, atij Vdekshinit , sigurisht dhe Bushatit dhe Shkalluarit qe nuk e botojne dhe per rrjedhoje, po nuk e botoj Lapsi, asnji shqiptar nuk e mer vesh.

  2. Tec-et e anijeve te ndryshkura jane vertet nje histori e dyshimte qe duhet investiguar. Si dhe pse ishte e nevojshme marrja e tyre me qira dhe vendosja ne Vlore per turizem dimeror!!!

  3. Pse mos pagohen pensionistet me gjithe keto para qe hidhen ne menyre te mistershme per dy Trape lundruese qe asnje se di a ndizen dhe se sa energji clirojne
    Pago keta, pago agjentet e fbi, pago inceneratoret, nje zot e di se si mund te abuzosh keshtu me taksat e popullit

  4. Punojne s’punojne e di “Amelika” ate pune. Pse kot del ben foto Spiripalja e Ambasades me keto vampiret e korrupsionit aty ke anijet? Po na thote tull ne sy gjithe shqiptareve: ” You stupid albanian citizens, pay the money and shut the fuck up”.

  5. Një tjetër skandal amerikoRama.Vjedhin bashkë prandaj dhe ambasadorja u investu.Shqiperine e shkretë kështu e shfrytëzojnë.Dhe miqtë amerikanë ishin mangut.Por si si doli një mik tamam!!!

  6. Prandaj e sponsorizon Kimetja Alibeajn. Me ate ne opozite cdo gje do te shkonte vaj ne vendin e shqiponjave.

  7. Tragji-komedia vazhdon! Cmimi i mbeshtetjes qe ju dha Bashes ne 2017, 2019 dhe 2021 nga shumica e deputeteve, kryesise dhe keshillit kombetar po paguhet dhe do paguhet shtrenjte! Krim pa ndeshkim nuk ka! Per kete ta mbledhin mendjen mire e gjithe trupa drejtuese hipokrite e Partise Demokratike qe e cuan PD ne kete pike qe rrezikon shkrirjen reale qe i pret nga humbja e shtate elektorale qe nga 2013!Ligji i salih metaj qe e la ne fuqi rama

  8. Nen kijdesin e kryehajdutes Kimete.
    I priste me padurim.
    Me shume vjedhin keta Sorroiste.
    E si beri Plaku vampir gjithe ato para. Jep nje e merr dy. Rama e Basha jane dy kelyshet e tij pas Fatos Nanos. Ambasadoret Lu dhe Qimetja shkaterruan Democracine e brishte ne Shqiperi. Zoti I denofte ku t’i djege me shume.

  9. Sigurisht eshte zhytur edhe Kim ashtu sic beri edhe Lu me Bankers.

    Prandaj qajne kur ikin nga Shqiperia keta ,kane gjetur parajsen mjafton ti rrish afer qeverise.

    1. Po jam me ty Deshmitar .Prandaj Adriatik Llalla humbi punen e u arratis sepse desh te gjurmonte Bankers petrolium

  10. Po DASH PSE HESHT?
    CFARE BEN KIM . SIGURISHT KORRUPSION
    E vjedhje djersen popullit me bekimin e Edi Rames,mikut Mc Conigal

  11. SPAK-u kapi nji fukara që vodhi 9000 lek energji( nuk e pagunte dot), kte 90000€ në dit nuk e shef!
    Nuk thon kot:
    Po vodhe 1000 $ të fusin në burg, po vodhe 100.000″ të zgjedhin deputet!!!
    Derri robt deri në brez te 7 këtyre mafiozve që abuzojn me taksat tona!
    Me aq para që jan vjedh vetëm në kete aferë, ishin ndertuar( deri tani) 200 apartamente !
    Ishin ndertuar 10 shkolla ose 2 spitale!
    Po varja, për ne rëndësi ka kush bohet i zoti vulës së PD ose kush fiton BBV ,Luizi apo Olta!

  12. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj thotë se do të ketë kosto për demokratët nëse nuk dilet në zgjedhje me një kandidat.

    ”Përderisa Berisha ka marrë lidershipin duhet t’i dalë zot. Nëse vazhdon me këtë histori kërcënimesh, kjo është histori e turpshme.

  13. Kur këto dy tece të fillojnë punë , Kim koreanen , nga gëzimi i madh , do ta gjejmë të skalavitet në telat përcjellës të dritës që do prodhojnë për ju shqiptarët në errësir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *