• |
ide | kryesore

Berisha: Rama përdori dy pengje për të mos futur PD në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Lezhë ku në një takim prezantues me kandidatët e primareve për këtë bashki. Në këtë takim ai komentoi edhe vendimin e KQZ për të mosnjohur PD-në e tij në zgjedhjet e 14 majit.

“Tani kemi një problem. Edi Rama me dy pengje të veta hyri në një lojë makbethiane për të mos lejuar PD-në që të marrë pjesë në zgjedhje, sepse e di që është i humbur. I them çdo demokrati. I bëj thirrje në mënyrë më miqësore; të mendojë, koha është të bashkohemi sot më shumë se kurrë në fitore. Koha është të denoncojmë Edi Ramën dhe veglat e tij, si armiq të egër të pluralizmit, të demokracisë të ardhmes së Shqipërisë.

Demokratet dhe demokratet që akoma nuk kanë bërë vendimin, janë të ftuar të mendojnë me qytetarët, me demokratët, me Shqipërinë apo me organizatën kriminale të Edi Ramë dhe pengjet e tij, brava-Basha, Basha-brava. Nuk ka.

Ne jemi të bindur në zgjedhjen e tyre, mençurinë e tyre. Jemi të bindur se çdo ditë bashkimi ynë do të bëhet më i fuqishëm, se orteku elektoral i kësaj pranvere do të njohë fitoren më të shkëlqyer, disfatën më të thellë të Edi Ramës, të klikës së Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale” – tha Berisha që nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama.

“I keni dëgjuar debatet e ditëve të fundit, përpjekjet e Edi Ramës, i tmerruar se ai e di, se fundin e ka të sigurt nga ne. Ai e di se një fund e ka si McGonigali, ai në Amerikë ky në Shqipëri, mos e marrshin me avion të veçantë. Por me vjedhjet që ka bërë, me qëndrimet e tij antishqiptare, ai ka kryer krime të të gjitha llojeve, shkelmim të kushtetutës, tjetërsim të pasurive përrallore të shqiptarëve dhe vjedhjes së tyre.

Akte antikushtetuese ndaj opozitës. Në histori përveç Enver Hoxhës, figurë më të zezë se ky nuk ka pasur kurrë historia e Shqipërisë. Ndaj dhe ne me 14 maj, përpiqu ti me intriga aty, por me 14 maj ne do të presim biletën. Edhe Edvin, ta jap fjalën e nderit që do të të përzëmë me votë dhe me protesta, me votë dhe mosbindje civile. Ne monizmin tënd do ta përmbysim me çdo kusht”tha Berisha. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. betohet që është me shpirt e zemër me të, por s’ka çfarë t’i bëjë ligjit, një shprehje publike e pazakonte e dashurisë së një kryetari KQZ në detyrë.

    E gjithë kjo tregon thjesht se kush është Sali Berisha dhe në aspektin praktik. Një njeri i çorganizuar, me një tufë idiotësh rreth vetes që bëjnë si mendimtarë, dhe që nuk dinë as rregullat elementare të regjistrimit në zgjedhje.Nje Qen serb qe leh nga mengjesi ne darke per te ruajtur bythen e vet

  2. Kryepengu i enverit, ramizit, UDB, korrupsionit, minues i demokracise, 97, Gerdecit, 21 janarit etj akuzon te tjeret per pengje.

  3. Sali Birisha e ka PD’n bajrak te vetin. Hajde bashkohemi nen hyqmin tim thote kari.

    Ja qe bashkimin nuk e bere. as ne terren, as ne parlament e as ne zgjedhje.
    Kush e ka pergjegjesine tani?

  4. Pengu me i madh se ti z . Berisha nuk eshte asnjeri. Ti je pengu i familjes”Hoxha” dhe sherbetori i saj prej 50 vitesh e me shume. Ti i ke bere gjemen PD dhe Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *