• |
ide | kryesore

Tragjedia me 57 viktima, Mitsotakis premton shpërmblim për familjet e viktimave

-Instant, Lajme, Planet



“Na falni sërish, fajin e kemi të gjithë ne si qeveri, premtoj se do të ndryshojmë gjithçka”.

Kështu ka deklaruar krryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis në mbledhje të qeverisë ku u mblodhën për të diskutuar në lidhje me aksidentin tragjik në tempi të Larisas ku humbën jetën 57 persona, kryesisht të rinjë.

Kreu i qeverisë greke, premtoi një paketë të re financiare për të dëmshpërbluar dhe mbështetur familjet e viktimave dhe të lënduarit e tragjedisë. Mitsotakis mandje theksoi se ai do të bëjë të pamundërën për të përfunduar projektin e telekomandës automatike, duke shtuar se synon të realizojë këtë deri në fund të verës.

Ai pranoi se mosrealizimi i projektit deri atë ditë, ka qenë  një ndër shkaqet kryesore të tragjedisë.

 “Takimi ynë po mbahet nën hijen e tragjedisë së Tempes dhe dhimbjes së vazhdueshme kombëtare. Do të përsëris faljen publike në emër të të gjithë atyre që qeverisën, duke përfshirë dhe vetën time.

Unë marr përgjegjësi personale, nuk duhet të fshihemi pas një sërë gabimesh njerëzore. Nëse do të kishte përfunduar projekti i telekomandimit, ky aksident praktikisht do të ishte i pamundur të ndodhte”,  tha ai.

Aktualisht, nuk është bërë ende me dije nëse do të vendoset apo jo për shtyerjen e zgjedhjeve parlamentare të cilat janë parashikuatr të mbahen bë prill.

Ndërkohë dëshmi të tjera hedhin dritë mbi kronologjinë e aksidentit.

Insepektori i hekurudhës greke është  kthyer një nga figurat qendrore në tragjedinë e Tempes. Ndoshta pas shefit të stacionit të paraburgosur Vassilis Samaras personi i dytë më i përfshirë. 63-vjeçari Dimitrios Nikolau ka përshkruar para hetuesve me detaje gjithçka që ka ndodhur në natën fatale, por edhe se si sistemi punon me rekrutimin, trajnimin dhe turnet e drejtuesve të stacionit.

Në fakt, në ditët e fundit ky inspektor ka qenë në “syrin e ciklonit”, kjo pasi menjëherë pas tragjedisë me 57 të vdekurit ka shkuar në spitalin e Volos dhe në rrethana të panjohura ka marrë një muaj pushim mjekësor  për shkak se kishte një problem.

Mjekët që i dhanë raportin, që do të justifikonte mungesën e tij në post, janë pezulluar nga puna, teksa janë marrë në pyetje nga hetuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *