• |
ide | kryesore

Kaos në BBC/ Valë largimesh pas shkarkimit të Gary Lineker që krahasoi qeverinë me nazistët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lineker



Programi i njohur i BBC, “Ndeshja e ditës” është në kaos. Bordi drejtues vendosi dy ditë më parë të largojë nga transmetimi ish-futbollistin e njohur, Gary Lineker.

Shkak u bë një postim i tij në Twitter që kritikonte nismën e qeverisë për dëbimin e emigranteve që hyjnë në rrugë ilegale në vend. Lineker e konsideroi këtë nismë të ngjashme me dëbimet e nazistëve nga Gjermania e viteve ‘30.

Por largimi i Lineker ka futur në kaos emisionin pasi edhe 2 drejtuesit e tjerë, Ian Wright dhe Alan Shearer kanë dhënë dorëheqjen në shenjë solidariteti. Ish-sulmuesi i Arsenalit tashmë ekspert i futbollit, Ian Wright, shkroi sot në Twitter se ai gjithashtu nuk do të dilte në transmetim.

Pas tij edhe ish-sulmuesi i njohur Alan Shearer njoftoi se kishte njoftuar BBC se nuk do të bënte programin pas Lineker dhe Wright. Edhe gazetarja Alex Scott duket se ka hequr dorë nga ky program pasi publikoi një meme me fjalën “nah”.

Në krah të Lineker kanë dalë emra të njohur të ekranit. Ish-portieri i Anglisë, Ben Foster ka reaguar ashpër. Eksperti i futbollit, ish-mbrojtësi i Manchester City, Micah Richards tha se do ta bojkotojë programin e BBC të shtunën duke mos marrë pjesë.

Gazetari i njohur Piers Morgan, një mik i Lineker shkroi me mjaft neveri duke e quajtur vendimin e BBC-së si “patetik dhe pa shtyllë kurrizore”. Ish-kreu i konservatorëve, William Hague tha se ishte “e përshtatshme” që Gary Lineker të largohej nga programi “Ndeshja e ditës”. Lineker është një emrat më të paguar të BBC-së.

The Match of the Day host accused ministers of using 'language that is not dissimilar to that used by Germany in the 1930s'

Komentet e Lineker u kritikuan nga Downing Street dhe nga disa emra të njohur mes partisë konservatore duke përfshirë Sekretaren e Brendshme, Suella Braverman dhe James Cleverly, sekretarin e jashtëm të qeverisë britanike.

Ndërsa një zëdhënës i BBC tha se “ka pasur diskutime të gjata me Gary dhe ekipin e tij ditët e fundit. Ne kemi thënë se e konsiderojmë aktivitetin e tij të fundit në mediat sociale si një shkelje të udhëzimeve tona”. Ligji i propozuar nga qeveria britanike për dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve të paligjshëm konsiderohet si nga më të ashprit e miratuar ndonjëherë. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Keta jane pra o qorra BBC,,CNN,MSNBC dhe shumica e mediave te majta ato qe jane bere pale ne shkaterrimin e demokracise pak nga pak ne vendet perendimore dhe jane vene ne sherbim te Globalisteve dhe Axhendes se tyre. Pa median ata nuk mund ti fusnin friken dhe manipulonin opinionin publik mbi Plandemine dhe Varikarsinat qe po marrin jete njerezish. Nje Bravo te madhe per Lineker qe ka qene dhe lojtar model.

    1. Bravo Lineker, Shearer dhe Ian Wright. Keni qene model sulmuesi shembullot dhe jeni model edhe si njerez.

  2. O te paemer,o injorante,keta po mbrojne femijet tane,vellezrit e motrat tona qe po largohen nga vendi per mbijetese.A mundet te arsyetoni vetem per nje moment se c mund te beje nje prind me rrogen e tij minimale prej 340$ ne muaj ne vendin tone,me se ti ushqeje femijet,me se ti mbathe a ti dergoje ne shkolle? Po punojne grate e motrat tona ne rrobaqepsite e ngritura per porosi nga jashte si skllever pa sigurime pa ndonje dite pushimi te paguar,pa pagese kur punojne mbi 8 ore apo te shtunave.Nese ju mendoni se meqe hajdutet me pushtet skane vend ku ti fshehin parate edhe populli ka para me bollek e mire tu behet nese i mbytin ne det..Edhe une cfare kerkoj?! Keta nuk dine te shkruajne emrin e tyre ( plandemine per pandemine) jo me te gjykojne cfare eshte e drejte e cfare jo. Vetem me nje gje cuditem ku e gjejne kaq shume urrejtje xhanem?

  3. @ e verteta e hidhur

    o Idiot tastiere une e di si shkruhet por gjithe Bota e di qe eshte PLANdemi po ti aq tru ke aq flet. Ti kam pershtypjen nuk kupton shqip se per te shkruar paske mesuar. Ne po themi Bravo Lineker qe po del kunder qeverise per debimin e te huajve ku futen dhe shqiptaret. Shpresoj ta kuptosh kete here nese jo drejtohu ke mjeku

  4. BBC përmes vendimit të detyruar që mori ndaj gazetarit tregon se nuk është pjesë e shtypit të lirë dhe nuk vendos vetë për gazetarët dhe linjën e saj.
    Zhgënjim i madh për gazetarët e ish vendeve komuniste qe kishin menduar se kjo nuk mund të ndodhë me BBC e media serioze në Perëndim….
    Mos po hyjmë në fazën ku fjala dhe media e lirë do të jenë një përrallë nga e kaluara edhe në vendet që pretendojnë të vendosin demokracinë në bote?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *