• |
ide | kryesore

Torturuan të burgosurin shqiptar, arrestohen 4 policë grekë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptar



Tre punonjës të policisë greke dhe shefi i tyre u dërguan në prokurori. Ata do të përballen me akuzën e torturës dhe fyerjes së dinjitetit njerëzor pas denoncimit të një të dënuari shqiptar.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, shqiptari, i cili vuan dënimin me burg për drogë dhe grabitje është ankuar në polici se teksa ndodhej brenda makinës kafaz të transferimit nga Selaniku në burgun e Korydallos është goditur në kokë. Ai tha se gjatë rrugës ka kërkuar ujë, por nuk ia dhanë.

Shqiptari u ankua se kur mbërriti në burgun e Korydallos i vendosën një helmetë në kokë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet që kishte marrë. Brenda kafazit ndodheshin 11 të burgosur të cilët gjithashtu dëshmuan se policia e kishte rrahur të dënuarin shqiptar. Policët pretenduan se kaskën ia vendosën pasi tentonte të godiste vetë kokën në kafaz.

Por kur mbërriti në burgun e Korydallos, një roje ka pikasur shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar polcinë e cila ka arrestuar 4 policët grekë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *