• |
ide | kryesore

Brenda Fraser, aktori më i mirë për vitin 2023

Paparazzi, Slider



Brendan Fraser u shpall aktori më i mirë në Oscar 2023. Aktori doli fitues duke mposhtur Austin Butler (Elvis), Colin Farrell (The Banshees of Inisherin), Paul Mescal (Aftersun) dhe Bill Nighy (Living).

Fraser e filloi fjalimin e tij me një shaka: “Pra, kështu duket multiversi.” “Zoti im, falenderoj Akademinë për këtë nder dhe për studion tonë A24 për realizimin e një filmi kaq të guximshëm. I jam mirënjohës regjisoritDarren Aronofsky që më hodhi një litar shpëtimi dhe më mori në bordin e anijes së mirë The Whale.” tha ai. “Është shkruar nga Samuel D. Hunter, i cili është fari ynë”.

Duke folur për kolegët e tij të nominuar, ai e quajti gjithashtu “nder” që të nominohej përkrah tyre. Ai më pas i bëri një thirrje të veçantë njërit prej aktorëve të tij përpara se të vazhdonte, duke thënë: “Vetëm balenat mund të notojnë në thellësinë e talentit të Hong Chau”. “Kam filluar në këtë biznes 30 vjet më parë, dhe gjërat nuk më kanë ardhur lehtë, por ka pasur një lehtësi që nuk e kam vlerësuar në atë kohë, derisa u ndal. Dhe dua të them vetëm faleminderit për këtë mirënjohje, sepse nuk mund të bëhej pa kastin tim”, shtoi Brendan. Ai përfundoi, “Faleminderit përsëri. Unë jam shumë mirënjohës për ju. Natën e mirë.”

Nata e madhe e Fraser vjen pas shumë fitoreve të tjera. Ai  më parë fitoi Critics Choice Awards si edhe  SAG Awards në fillim të këtij viti. Githashtu u nominua për Golden Globe dhe BAFTA Award. /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *