• |
ide | kryesore

Vuçiç: Nuk e di se çfarë qëllimi kanë takimet nëse nuk zbatohet Asociacioni

-Instant, Lajme, Të fundit
serbë Vuçiç



Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha sot para takimit me të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, se nuk dëshiron të flasë shumë para takimit, por se do të përpiqet të punojë për të parë se çfarë mund të bëhet.

Vuçiç u shpreh se nuk e di se cili është qëllimi i takimeve, nëse dikush nuk është i gatshëm të flasë, e jo më të zbatojë formimin e Asosacionit.

“Nëse nuk flas shumë para takimit, sot dhe nesër do të jem me të. Do të përpiqem të punoj për të parë se çfarë është, jo çfarë do të fantazojmë, por çfarë mund të bëjmë. Nëse dikush nuk është gati të flasim, e lëre më të zbatojmë Asociacionin, nuk e di se çfarë është qëllimi”, theksoi ai.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak nis sot vizitën e tij në Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimin e ardhshëm të liderit serb dhe atij të Kosovës, Albin Kurti në Ohër.

Në orën 14:30, Lajçak do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas qëndrimit dyditor në Prishtinë, ku ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe aktorë të tjerë politikë.

Fokusi i bisedimeve do të jetë udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën Vuçiç dhe Kurti, sipas kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borej, ranë dakord më 27 shkurt në Bruksel.



6 Comments

      1. ja se do e shofesh me Lajcakun mos ki merak. se kuptoni ju ( ose je komentues rrogetar )…evropa eshte terhiq e mos keput. ktu do jemi….ore edhe ne shqiperi evropa po ndihmon ka dhene ter ato fonde, shiko ne duart e kujt kane rene. edhe reforma ne drejtesi ore … ta kane bere evropianet me….fatmirin

  1. Vuçiç ka frikë të firmosë marrëveshjen edhe pse ajo nuk përmban njohjen e Kosovës , çka e bëri gjithashtu në Bruksel, takimi ku Kurti shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e saj.

    Deklaratat e tij, duke perdorur justifikime të sajuara, tregojnë se edhe takimi i Ohrit do të jetë pa rezultat.

    Hezitimi i Beogradit lidhet edhe me qëndrimin e ri që duhet të mbajë dhe sanksionet ndaj Rusise, por duket se këtë herë Perendimi nuk dëshiron të lejojë Serbinë të rrijë në dy karrige, sikurse bëri me ish Jugosllavinë .

    Kohët dhe konjuktura politike e botës perëndimore kanë ndryshuar dhe Beogradi nuk ka në krye kroatin aq të mbështetur prej saj, Titon…

    1. Po cfare kuptimi ka ky “asociacioni” ne se nuk njeh Kosoven si entitet te pavarur. Me ke do ta besh merreveshjen e Asocileshit, me leshin?
      Sa per ate qe na paska bere nder Evropi, per merite te kujt ishte Kosova pjese e Serbise deri me 1999?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *