• |
ide | kryesore

Arrestohet 33-vjeçari në Shkodër, αbuzoi sekusuαlisht me një të mitur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrës



Një 33-vjeçar në Shkodër është arrestuar nga policia. Ai ka abuzuar seksualisht me dhunë ndaj një të miture. Vasil Prroni, autori i krimit është dënuar me dy vite burg pasi ka kryer marrëdhënie me dhunë, me të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerrile”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i policisë:

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar në lagjen “Guerrile”, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

-Vasil Prroni, 33 vjeç, banues ne fshatin Grudë e Re, Shkodër. 33-vjeçari është dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *