• |
ide | kryesore

Arben Ahmetaj hedh në gjyq SPAK: Kontrolli i banesës u bë pa mandat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një javë pasi agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontroll në vilën e bashkëjetueses së ish zv.kryeministrit Arben Ahmeaj, ky i fundit ka ngritur një padi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Paraditen e 9 Marsit tre përfaqësues të BKH, iu prezantuan Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Ahmetajt duke i treguar një mandat kontrolli për banesën dhe aparatet kompjuterike. Arben Ahmetaj dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, e kanë konsideruar të paligjshëm këtë veprim.

Sipas padisë, Ahmetaj, Hoxha dhe fëmija i ardhur në jetë nga bashkëjetesa e tyre duhen konsideruar një familje. Me këtë arsyetim ata ngrenë pretendimin se për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH, duhej marrë më parë një leje nga Kuvendi i Shqipërisë. Ata pretendojne se është shkelur Konventa e Të Drejtave të Njeriut, neni 73 paragrafi i 2 i Kushtetuestës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 288\1 i Kodit të Procedurës Penale.

Në padi renditen në mënyrë të detajuar veprime e kryera nga hetuesit. Ata kanë marrë nga puna rreth orës 10 të paradites Erjola Hoxhën, duke i komunikuar se kanë një vendim gjykate për të ekzekutuar. Agjentët e BKH-së i kanë komunikuar se celulari i saj ishte nën sekuestro dhe i kanë këruar të gjitha fjalëkalimet.

Bashkëjetuesja e Ahmetajt është nisur së bashku me 3 agjentët, nga Tirana, në drejtim të Gjirit të Lalëzit, për të kryer kontollin e banesës. Rruga ka zgjatur 1 orë e 20 minuta dhe avokatët pretendojnë se asaj i është privuar liria duke qënë se nuk i është dhënë celulari që të komunikonte me Ahmetajn. Hetuesit e BKH i kanë dhënë mundësinë që ajo të fliste me Ahmetajn nga aparatet e tyre celularë. Menjëherë sapo kanë mbërritur tek vila në Lalëz hetuesit kanë nisur kontrollin.

4 kanë kryer kontollin e banesës ndërsa 2 të tjerë e kanë mbajtur nën mbikëqyrje bashkëjetuesen e Ahmetajt. Ish-ministri pasi ka marrë informacionin ka mbërritur tek vila rreth orës 12:20. Ahmetaj pretendon se agjentë ishin në fund të kontollit kur ai ka arritur atje. Mbajtja e Erjola Hoxhës nën mbikqyrje dhe mos lejimi i saj për të komunikuar me bashkëjetuesin është cilësuar si cenim i dinjitet njerëzor nga avokatët. Në përfundim, Arben Ahmetaj kërkon që nga Gjykata të cilësohet i paligjshëm kontrolli i banesës./Klan



8 Comments

  1. Ahmetaj thote duhet konsideruar bashkjetuesja si familje. Jo zoteri nuk reflekton e martuar me dokumenta si gruaja juaj. Apo kur ju intereson juve thoni na konsideroni si familje dhe kur doni te fshehni pasuri i vendosni ne emrin e saj dhe ska te drejte njeri ta hetoj sepse teknikisht dhe ligjerisht nuk eshte bashkshortja juaj. Atehere meqe ju doni qe SPAK ta konsideroj familje le ti kontrolloj cdo pasuri asaj , motrave, vellezerve dhe prinderve te saj. Te ishe ne Amerike do ti kishin vene prangat me kohe se kuptoj si nuk je arrestuar akoma

    1. Po o mjeshter po, po na tregon ti ligjet dhe Ameriken.
      Shko lexo “Kodin e Familjes”, Neni 163:
      “Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas qe jetojnë ne çift, e karakterizuar
      nga një jete e përbashkët, qe paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.”

      Ke donoi Amerika per ceshtjen e Jeffrey Epstein? U perdhunuan qindra femije dhe asnje i denuar.

      1. Eshte bashkim fakti por jo de jure. Ti tregoj qe cke me te sepse sot ai e nxjerr per bythe nga shpia ate dashnoren dhe kaq. Eshte kollaj ti kopjosh ligjet por kur ske kapacitetin per ta interpetuar mos ju fut asaj valle kot.
        Persa i perket Jeffrey Epstein qe jane 2 krahasime komplet te ndryshme dhe per nje krim arrestohet kush ben krimin nuk arrestohet fisi apo ku di une se ke ke ne mendje zotrote

  2. Media e Brukselit nxjerr dokumentat: Monika Kryemadhi u financua nga njerëzit e Putin, Rusia po përdor çdo mjet për të kontrolluar Ballkanin,mbas fitores se revolucionit demokratik te salihut shpellkaret e cecenet pa vule,kete e meritojne sepse jane rrace pa vule njelloj si salihu,qe hyri si komunist i devotshem dhe iku si vulehumbur

  3. Pse nuk e kontrolluan shtepine e Tahirit pa marre lej nga kuvendi??????? Pse nuk I zbatojne ligjet njelloj per te gjithe keta te tredhurit e Tak leshit dge McGonagall? Po shtepite e Edvin mavijes,Sali serbut,Ilir floririt e shume ministrave dhe ish ministrave te te gjitha kraheve?

  4. Tigri me grua, partnere dhe dashnore?!
    Rilindja ka ndryshuar gjithcka ne kete vend.
    Bravo Tiger, po ia kalon shefit tend per numer partneresh e dashnoresh, kujdes!

  5. O bence, nuk ka ankim kunder vendimit per kontroll o tu befsha. Plus kontrolli mbaroi, ca do thuash mos me kontrolloni. Mesa duket kjo vlejti per mediat, por ligjerisht eshte veprim nul

  6. Pyetje: Nese Ahmetaj eshte deputet, atehere a nuk duhet te merrej vendimi i kuvendit per te hetuar kunder tij? Jam dakord qe ti nxjerrin uje te zi, por procedurat duhen zbatuar, mbase e kam gabim apo nuk di proceduren e miratuar per SPAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *