• |
ide | kryesore

Dështon për herë të tretë seanca për inceneratorin e Fierit, shkak mungesa e prokurorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
inceneratorin



Për herë të tretë ka dështuar seanca për inceneratorin e Fierit në në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e prokurorit të çështjes Dritan Preçi. Seanca e radhës është vendosur më 24 mars.

SPAK ka çuar në gjykatë më 19 dhjetor të vitit të kaluar për inceneratorin e Fierit ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin Alqi Bllako dhe disa biznesmenë e zyrtarë.Sipas SPAK, Bllako, Koka dhe zyrtarët e tjerë kanë shkelur ligjin me procedurat e dhënies së koncensionit, si dhe kanë falsifikuar dokumentet për pronën mbi të cilën është ndërtuar ky objekt.



4 Comments

  1. Mungesa e Prokuroret ne séance gjyqesore per inceneratorin e Fierit eshte tregues i presionit politiko-mafioz mbi drejtesine.

    Por kjo nuk judtifikon ne asnje rast ata qe marrin persiper ta ushtrojne ate.

  2. Mungon prokurori?
    Kur une mungoj ne pune, me presin rrogen. Po e persrita, me heqin nga puna.
    Nuk vlen kjo edhe per prokurorin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *