• |
ide | kryesore

Video/ Karrige kokës e flakë makinës së policisë: me ultrasit gjermanë edhe ata të Atalantës, Napoli si zonë lufte

-Instant, Sport, Video
Napoli



Napoli është kthyer në një zonë lufte përpara e pas ndeshjes së Champions mes vendasve dhe Eintracht. Ajo që ishte paralajmëruar ndodhi dhe ndalimi i biletave për tifozët e Frankfurt nuk e pengoi dot. Gjithcka nisi kur tifozët gjermanë duhet të merrnin autobusin që do ti conte në hotelin ku do të qendronin. Në atë pikë u shfaqën dhjetëra prej tyre me fytyrë të mbuluar që nisën përplasjen me policinë. Agjentët me veshjen anti-terror u munduan të ndanin fraksionet e të shpërndanin ultrasit.

Transferimi i tifozëve gjermanë në Napoli filloi pak pas orës 17:40 dhe ata u detyruan të hipnin në disa autobusë të shërbimit publik. Ato do t’i largohenin nga Piazza del Gesù, ku kishin ndodhur përleshjet. Nuk munguan as incidentet gjatë kalimit të autobusëve. Automjetet që mbanin tifozët e Eintracht Frankfurt u goditën me gurë dhe shishe nga ultras napolitantë. Njërit prej autobusëve iu thye xhami.

Lexo më tej: Raketa kundër autobuzit e sulm kundër një lokali: tension para Napoli-Eintracht, mbi 800 agjentë në gatishmëri

Rreth Piazza del Gesù ndodhën përplasjet më të rënda mes tifozëve gjermanë dhe policisë. Edhe disa grupe ultras të Napolit kanë tentuar të thyejnë barrikadat, por policia evitoi kontaktin mes dy tifozerive. Ambjentet në zonë u dëmtuan, me tavolinat dhe karriget e lokaleve dhe restoranteve të shkatërruara si edhe vitrina të ndryshme. Ishin 250 ultras të Atalantës të pranishëm në kortezhin e tifozëve të Eintracht në Napoli. Shifra u raportua nga Il Mattino. Disa tifozë u shpërndanë në rrugicat e qendrës, por zona monitorohej nga lart me një helikopter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *