• |
ide | kryesore

Berisha: E vërteta e arrestimit të kryebashkiakut të Bulqizës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sali berisha bulqizës



Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pasditen e se arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla nuk ka të bëjë me abuzimet në tenderë. Sipas tij, Alla u prangos me urdhër të Ramës pasi refuzoi të hiqte dorë nga kandidimi për një tjetër mandat në zgjedhjet e 14 majit.

“Arrestuan mbrëmë për një tender 2 mln euro, narkomanin e Bulqizës? A e dini ju pse e arrestuan? E arrestuan se nuk pranoi të largohej, donte të kandidonte patjetër dhe ja mbanin dosjen. Por ja ku e keni kryebashkiakun e Fierit, i cili tokën bujqësore e shpall tokë truall për të vjedhur, për të ndarë para. Burgosen vartësit, nuk burgoset ai që është kryesori. Këta vjedhin, vjedhin të gjithë” – tha Berisha në një takim në Lushnje ku prezantoi kandidatin e opozitës për bashkinë e këtij qyteti.

Berisha bëri akuza të shumta ndaj kryeministrit Rama për abuzime me tenderat.

“Tendera sekrete, tendera sekrete miqtë e mi bëhen vetëm për ndonjë problem të shërbimit të fshehtë, ndonjë problem të Prokurorisë së Përgjithshme. 260 tendera sekrete ka bërë ajo që rri në krah të Edi Ramës, 260 vjedhje. Dhjetëra e dhjetëra prej tyre i fiton baxhanaku i Edi Ramës, i cili me ligj nuk duhet të marrë pjesë në tendera, se ka një ligj që e ndalon. Pra, a do vazhdojë ne në këtë mënyrë. Prandaj dhe Lushnja, Shqipëria bëhet jo tokë e bekuar, por tokë e mallkuar. Por duhet ti dalim zot, duhet t’i japim votën ndryshimit, duhet të bashkohemi” – tha Berisha.

Nuk i kurseu akuzat as për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Erion Veliaj ndërton shkolla në Tiranë, pasi u merr qytetarëve të Tiranës 42 mln euro taksë arsimi, në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta garanton arsimin falas, kurse ai nuk pyet për kushtetutën, u vë taksë familjeve dhe ndërton shkollën 6 mln euro, shkollën tjetër 4 mln euro, ndërkohë në të gjitha manualet e ndërtimit të BE-së dhe SHBA, ajo shkollë nuk kushton asnjë qindarkë më shumë se 700 mijë euro maksimumi. Këta janë lëshuar si një lukuni e papërmbajtur”, – tha Berisha.

Ai tha se ish-kreu i PD Lulzim Basha “u kap” nga Edi Rama përmes një dosjeje cila e rrezikonte Bashën me 6 vite burg. Berisha deklaroi se do të publikojë raportin mbi financimet në Partinë Demokratike. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ore ti mir ben qe denoncon, po nqs je serioz shkon me fakte e dokumente ne prokurori, se keshtu per politik ditore behet pak e besueshme. Per te akuzuar jeni te gjith te paret ju prodhitikanet e tranzicionit, se ja dini psilliqet njeri tjetrit. Problemi eshte se ju kerkoni te gjith voten duke then me votoni mua se ky tjetri eshte i keq. Nuk degjon nje politikan te shpalos nje program se cfar do bej per te zgjidh problemet, te gjith thon fajin e ka Rama ose fajin e ka Saliu (Like floriri squhet se ai eshte varikars, shkon nga fryn era). Asnje qe propozon nje program, nje zgjidhje, hic. Vetem i nxjerrin vjedhjet dhe vrasjet njeri tjetrit, jeni ber gazi botes, jeni rend fare. Sa ka mbajt e ka duruar ky popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *