• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Kush qëndon pas vrasjes së hidraulikut shqiptar në Athinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptar



Një person tjetër ka rënë në prangat e policisë greke për vrasjen mizore në kafenenë e lagjes Nea Jonia ku viktimë mbeti një 39-vjeçar shqiptar me profesion hidraulik. Bëhet fjalë për një 23-vjeçar, i cili është një nga 7 personat ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër-arresti. I riu është paraqitur sot në orën 12:30 në polici ku edhe është arrestuar.

Policia greke arriti të identifikojë 7 autorët dhe për këtë ka lëshuar edhe urdhër-arreste. 6 nga këto urdhër-arreste lidhen me anëtarët e grupit kriminal “Skuadra L”. Personi i shtatë është një person që në momentin e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e 39-vjeçarit dhe ka marrë pjesë në sherr. Mediat greke shkruajnë se grupi prej 7 shqiptarësh është arratisur me një xhip luksoz dhe një mjet tjetër pas të shtënave. Të gjashtë anëtarët e “Skuadrës L” mësohet se ndodhen ende në Greqi ndërsa i shtati dyshohet se është kthyer në Shqipëri.

Nga sa ka rezultuar nga hetimet, duket se janë përdorur dy armë, një revole dhe një pistoletë. Fillimisht u tha se ai kumbi jetën aksidentalisht, por hetimet kanë zbuluar se ai mund të jetë përfshirë në një përplasje me anëtarët e “Skuadrës L” për shkak të një mosmarrëveshjeje. Banda e “Skuadrës L” përbëhet nga të paktën 8 anëtarë, me origjinë shqiptare, me të kaluar të rëndë kriminale që kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia. Disa prej tyre njihen si truproja në të gjithë Greqinë.

“Skuadra L” ra në fokusin e policisë greke pasi në 7 janar, oficerët e Njësisë së Trafikimit të Qenieve Njerëzore prangosën një 32-vjeçar shqiptar. Ai kishte mbajtur të burgosur një vajzë të re. Një muaj e gjysmë më vonë, banda e tij u përfshi në vrasjen mizore të hidraulikut shqiptar. Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafiqe dhe zhvatje.

4 prej anëtarëve janë arrestuar në të kaluarën për çështje droge, pastrim parash, trafik njerëzish, armësh, etj. Ata janë ndëshkuar edhe sulme ndaj policëve dhe shkelje e masave për përhapjen e koronavirusit. Protothema shkruan se grupi mbante kontakte me policë duke i përdorur ata kundër grupeve rivale. Analistët e çështjeve të sigurisë flasin për një grup mafioz që ka depërtuar në shumë nivele dhe mban kontakte dhe marrëdhënie me njerëz të rrezikshëm edhe nëpër burgje. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *