• |
ide | kryesore

Kishte futur mijëra euro në kundërshtim me ligjin nga Bullgaria, arrestohet 59-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit
Elbasan



Një 59-vjeçar është në ndjekje penale pasi iu gjet një shumë parash të futura ilegalisht, në vendin tonë. Mësohet se gjatë kontrollit fizik iu gjetën 19 000 euro shtetasit E.M., banues në Bullgari. Këto para u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë prokuroria e Elbasanit vijon hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

“DVP Elbasan/Procedohen penalisht 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Strukturat operacionale të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 59 vjeç, banues në Bullgari, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 19 000 euro të cilat dyshohet se i ka futur në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin. Në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Elbasan dhe Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. T., banues në fshatin Kozan dhe B. R., 66 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejet përkatëse. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



2 Comments

  1. Kurese pushtetaret tane qe nzjerrin miliarda euro nga vjedhjet qe i kane bere shqiptareve nuk

    e kane shkelur ligjin. Hajde albanistan, hajde.

  2. Nje kronike qe na jep shprese se policia po e mposht krimin. Vecanerisht ata muratoret qe benin llac pa leje jane nje kercenim per sigurine kombetare.
    Edhe ky personi me euro, ja gjeten gjate kontrollit ne Elbasan se i kishte me vehte. Dyshojne se i ka futur ilegalisht ne kufi. Se si mund ta vertetojne kete vetem policet tane trima e dine.
    Te mbash para me vehte nuk perben asnje lloj krimi, pavaresisht nga shuma.Pushtetaret kane kufizime sa para mund te mbajne kesh, qytetaret e tjere jo.
    Bravo Rumbullak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *