• |
ide | kryesore

VIDEO/ Sulmohet zv.Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Bislimi



Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është goditur me tortë dhe pije milkshake nga disa aktivistë të Partisë Social Demokrate. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë kur Bislimi po hynte në një ndërtesë.

Partia opozitare që drejtohet nga Dardan Molliqaj është shprehur kundër marrëveshjes së kryeministrit Albin Kurti në takimin e Ohrit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për zbatimin e planit të BE-së ku përfshihet edhe Asosacioni.

Pamjet janë publikuar nga vetë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku krahas videos shkruan se ‘Zajdenica’ është pranuar nga kryeministri Kurti.

“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, – shkruan Molliqaj.

Të shtunën në Ohër, krerët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord mbi aneksin e zbatimit të planit evropian. Ai do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dyja palët në momentin e publikimit. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Rrugaçëria e Mulliqajt me klubin e tij që e quan parti ndaj zv/Kryeministrit Bislimi tregon papjekurinë e gjithëherëshme në aktet e ndërmarra dhe synimin për destabilizim të situatës në Kosovë .

    Kjo do të thotë të përdorësh “patriotizmin” e rremë në luften për karrige.

    1. Po ky dragan molliqaj eshte I ngjajshem me veprime SI lul brava,ja pse: Ne kohen Kur Albini ishte ne burg shtepiak I denuar nga thaqit bahej zgjedhjet ne vv,aso kohe KY dragani nuk donte qe Albini mos te garanonte per krytar partie,TI MO S GARO SE UNE DO GAROJ PER KRYTAR,Albini nuk pranoj ni perjshtim te tille duke e ditur SE DRAGAN Molliqaj ishte I kontabanduar nga shikut I Hashim thaqit permes oligarkut Devoll,dhe dulen nga partia 15 deputeti,Tash keta bojn opozite sepse Jon te paguar nga opozita reale,pra bojn e dikujt tjeter me lek kuptohet,Njejt SI ne Shqiperi Alibasha I kapura nga rama .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *