• |
ide | kryesore

Dhunë policit, arrestohet 47-vjeçari në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 47-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Fierit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi policie. A. D., banues në Fier, nuk i është bindur uniformave blu gjatë një kontrolli dhe i ka kundërshtuar me forcë.

“Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 47 vjeç, banues në Fier, pasi ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e Policisë, gjatë përmbushjes së një procedure standarde pune”, ka njoftuar policia e Fierit.

Ndërkohë që në Mallakastuar është arrestuar një 39-vjeçar pasi ka shkelur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie dhe është kapur në lokal.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 39 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *