• |
ide | kryesore

Elbasan/ Procedohen dy shtetas për ndërtime pa leje

-Instant, Lajme, Të fundit



Në qytetin e Elbasanit, 24-vjeçari me inicialet L.S dhe 59-vjeçari me inicialet M.P janë proceduar në gjendje të lirë. Ata kanë qenë duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse, prandaj është marrë kjo masë.

DVP Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasit:

-L. S., 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse;

-M. P., 59 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kostatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.



1 Comment

  1. Po armet e krimit, sepse ata kane nje arsenal te tere shume te rrezikshem, qe perben nje

    kercenim serioz per sigurine jo vetem te vendit tone por te aleances se Natos . Ne pamje te

    pare duken te thjeshta si lopata, mistri, meter, betoniere, por….. por… por…ato jene me te rrezikshme

    se raketat. Prandaj policia te harroje krimet e thjeshta si vrasje, trafikim lendesh narkotike, vjedhje etij

    e te merret me keta kriminele te regjur qe kane tentuar te riparojne kasollen e tyre. U be b…tha e

    tyre te ndertojne, ndertimi eshte per patronazhista, socialista, aplikacionista e jo kujt ti teket. Si nuk

    moren mesim nga stergjyshja ne Narte te Vlores qe u ndoq penalisht se po riparonte kotecin e pulave.

    Jazek u qofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *