• |
ide | kryesore

Kishin përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohen tre persona në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar 7 të tjerë. Të arrestuar janë: Arlind Çali, Xhuljo Mija dhe Erisild Demçellari administratorë të një lokali, që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në lokalin, që gjendej në Komunën e Parisit , blutë kanë kapur në flagrancë duke luajtur poker me çipsa, shtetasit e lartpërmendur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 50 000 lekë të rinj, 700 euro, 300 paund, 200 franga, si dhe 3 njësi kompjuterike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Poker 2”.

Kishin përshtatur lokalin, për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, vihen në pranga 3 shtetas.

Procedohen penalisht 7 shtetas të tjerë që u kapën duke luajtur poker, në lokal.

Sekuestrohen 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 3 njësi kompjuterike dhe shuma parash të përftituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: A. Ç., 32 vjeç, Xh. M., 28 vjeç, dhe E. D., 28 vjeç, administratorë të një lokali, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: K. N., 21 vjeç, K. K., 25 vjeç, A. O., 25 vjeç, A. K., 41 vjeç, Q. Sh., 27 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, dhe I. D., 44 vjeç, klientë në lokal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga të arrestuarit, në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur poker me çipsa, shtetasit e lartpërmendur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 50 000 lekë të rinj, 700 euro, 300 paund, 200 franga, si dhe 3 njësi kompjuterike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *