• |
ide | kryesore

Alarm fals për bombȅ në Aeroportin e Prishtinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Prishtinës



Policia e Kosovës ka konfirmuar se në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar mbrëmjen e së dielës një alarm për bombȅ. Si masë parandaluese, pasagjerët u evakuuan menjëherë nga objekti. Autoritetet policore kryen hetime dhe kontrolle për të sqaruar situatën.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten.” – ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Por, pas kontrolleve të kryera ky alarm rezultoi të ishte i rremë. Forcat e policisë dhe njësitet e posaçme nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast” – ka thënë në një njoftim të dytë Ahmeti.  ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *