• |
ide | kryesore

Debatuan në gjendje të dehur dhe kundërshtuan kolegët, pezullohen tre efektivët e policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie pasi u përfshinë në një sherr. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën Bardhyl, ku tre efektivët, në gjendje të dehur, janë konfliktuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar forcat e policisë.

Njoftimi:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra punonjësit e Policisë:

– Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;

– Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;

– D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:

Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *