• |
ide | kryesore

Skriniar, që tani mjekohet në klinikën e PSG: “Sezoni i tij me Inter mund të ketë mbaruar”

-Instant, Sport
Skriniar



Në shtëpinë e Inter vazhdon të shqetësojë gjendja e Milan Skriniar. Prej javësh mbrojtësi po lufton me një dhimbje të bezdisshme shpine. Lombalgjia madje rrezikon edhe praninë e tij në çerekfinalen e parë të Champions League kundër Benfica. Në orët e fundit, mbrojtësi sllovak, që do të veshë fanellën e Paris Saint-Germain nga sezoni i ardhshëm, ka përfunduar në qendër të polemikave. Shkaku është një ekzaminim mjekësor i supozuar në një klinikë të besuar të klubit francez. Skriniar e mohoi faktin më vonë, por ajo që shqetëson më shumë tifozët zikaltër janë lajmet që vijnë nga Franca për dëmtimin e tij.

Në fakt, sipas raporteve të L’Equipe, dëmtimi i Skriniar është një çështje vërtet serioze që mund të ndikojë në fundin e sezonit të mbrojtësit. “A do të kthehet të luajë për klubin lombard para fundit të sezonit?” ngre pyetjen gazeta franceze. Sipas tyre në stafin e lojtarit ekziston frika se Skriniar mund të mos dalë më në fushë me fanellën e Interit. Kjo do të zgjaste një periudhë pasiviteti që ka disa kohë që vazhdon (përvec disa minutave të luajtura kundër Porto).

Lexo më tej: Video/ Sanremo, gafa e Amadeus: moderatori tifoz i Inter, ngatërron rolin e Skriniar në transmetim direkt

“Nuk jam shumë mirë. Kam probleme me shpinën me dhimbje që më arrijnë deri në këmbë. Fatkeqësisht nuk do të mund t’i luaj këto dy ndeshje me kombëtaren. Erdha këtu për të përshëndetur skuadrën”, tha mbrojtësi disa ditë më parë. Ai ishte në kampin stërvitor të Sllovakisë, para se të kthehej në Milano. Një problem fizik që ashtu si në Milano, po e ndjekin me ankth edhe në Paris. Situata e sllovakut te PSG cilësohet si “e ndjeshme”, por gjithsesi nuk do të vihet në dyshim transferimi i tij nga Interi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *