• |
ide | kryesore

Video/ Sanremo, gafa e Amadeus: moderatori tifoz i Inter, ngatërron rolin e Skriniar në transmetim direkt

-Instant, Sport, Video
Amadeus



Festivali i Sanremos ka filluar, i katërti i drejtuar nga Amadeus. Festivali i këngës italiane ka arritur shifra rekord dhe drejtuesi ka marrë vlerësimet e publikut për zgjedhjen e tij për të patur në krah Gianni Morandi dhe Chiara Ferragni.

Por në mbrëmjen e dytë, Amdeus bëri një gafë duke ngatërruar rolin në fushë të Milan Skriniar. Ironike, duke qenë se drejtuesi është një tifoz i Inter, mjaft i apasionuar pas futbollit. Madje djalin e dytë e quajti Josè për nder të Mourinhos dhe tripletës me Inter. Kështu, në Sanremo, Amadeus dhe Morandi mirëpritën në skenë një fëmijë, aktorin Mario Di Leva. Ai u shfaq në skenë i veshur me fanellën e Napolit dhe ngacmoi moderatorin: “A është ftohtë në minus 13?”. 13 si pikët që ndajnë Napolin dhe Interin në Serie A.

Atëherë Amadeus e pyeti nëse luante futboll dhe pas përgjigjes pohuese e pyeti në çfarë pozicioni. “Mbrojtësi i djathtë” u përgjigj Mario. “Ah, mbrojtës i djathtë, si Skriniar”, tha Amadeus. “Jo, si Di Lorenzo,” replikoi Mario.

NJË GAFË QË NUK KALOI PA VËMENDJE NË SANREMO

Shumë tifozë të Interit e kanë vënë në dukje gabimin e moderatorit, duke qenë se Skriniar nuk është mbrojtës i djathtë, por qendërmbrojtës. Një gafë live në Sanremo nuk është kurrë e lehtë për t’u kapërcyer, veçanërisht nëse bëhet duke folur për një lojtar në qendër të merkatos. Në fakt, Skriniar do të largohet nga Interi në qershor për të shkuar te PSG. Por ndoshta tani Inzaghi do të vendosë ta provojë si mbrojtës i djathtë. Kush e di nëse Amadeus i ka dhënë një ide të aftë t’i japë rikuperimin ndaj kryesuesve të mbështetur nga Mario i vogël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *