• |
ide | kryesore

Shpërndanin lëndë narkotike në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar pasi shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Shkodrës. Mësohet se janë vënë në pranga 22-vjeçari B. V. dhe 20-vjeçari B. D. Mesohet se të rinjtë janë ndaluar për kontroll dhe iu është gjetur një sasi lënde narkotike. Pasi është kontrolluar në banesat e të ndaluarve është gjetur edhe më tepër lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Dyshohet se këta dy persona, në bashkëpunim, shpërndanin drogë në qytetin verior. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *