• |
ide | kryesore

Vranë me thikë në zemër rumunin në Londër, arrestohet një shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Londrës si i dyshuar për vrasjen e një 44 vjeçari rumun i identifikuar si Stefan Stelian Moraru. Bëhet fjalë për Armand Tafën, 39 vjeç. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur mëngjesin e 20 marsit në veri të Londrës. Rumuni u godit me thikë në zemër Chandos Avenue, Barnet, duke gjetur vdekjen në vend. Tafa është personi i dytë i akuzuar për vrasjen e rumunit sëbashku me Migen Emilova, 35 vjeç, që ishte kapur më herët. Detektivët kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar për ngjarjen, dy burra të moshës 46 dhe 29 vjeç, të cilët u liruan me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *