• |
ide | kryesore

Kourtney Kardashian reagon ndaj kritikave për foton në tualet

Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian ka reaguar ndaj kritikëve  që e quajtën atë “të neveritshme” për shkak të pjatave me ushqim në tualetin e saj.

Themeluesja e  Poosh postoi një foto të diskutueshme në Instagram në fillim të kësaj jave, e cila shfaqte një pamje të një vaske. Vaska ishtee  rrethuar nga pjata me ushqime së bashku me shishe shampanje të vendosura në dysheme. Një pjatë me një burger gjysmë të ngrënë ishte gjithashtu e vendosur në Wc. Kardashian iu përgjigj reagimit përmes Instagram Story duke ri-postuar foton dhe duke shkruar, “komentet për këtë foto”. Më pas u tha fansave se fotografia ishte vetëm një pamje nga prapaskenat e fotosesionit të saj dhe bashkëshortit Travis Barker për kompaninë e pulave me bazë bimore Daring.

Çifti kishin pozuar për fushatën reklamuese pa mish, të xhiruar nga fotografi i njohur Ellen von Unwerth, në prill 2022 – vetëm disa ditë pasi ata u martuan jozyrtarisht në Las Vegas. Ata më vonë thanë “po” në një gjykatë në Santa Barbara, Kaliforni, e ndjekur nga një martesë më ekstravagante në Itali. Mirëpo ndjekësit e saj në Instagram shprehën neverinë e tyre për fotot. “Ushqim në dyshemenë e banjës , jo zonjë ,” komentoi një kritik në postim. “Ushqimi në tualet, gjest shumë i keq ,” ra dakord një person tjetër. “Ushqimi në dyshemenë e banjës më jep ankth,” tha një i tretë, ndërsa një tjetër shtoi; “Kjo skenë e banjës është ajo nga e cila krijohen makthet.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *