• |
ide | kryesore

Mbante kallashnikov pa leje në banesë, në pranga një tropojan

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tropojës ka vënë në pranga një person i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. H., në fshatin Degë.

“Vijojnë kontrollet intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje, sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. H., në fshatin Degë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi D. H., banues në fshatin Degë, Tropojë.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. Ne kohen kur shteti nuk garanton jetenn e pasurine e qytetareve, atehere duhet nzjerre ligjin

    per armebajtjen. Secili qe desheron te bleje arme per ta mbajtur ne shtepi per te mbrojtur

    femijet e familjen, te paiset me leje nga policia pak a shume sic e ka edhe vendi me demokratik

    i botes SHBA-te. Aresyeja themelore pse nuk ka nje ligj te tille eshte frika e qeverive shqiptare nga

    populli, frika se kur ta trashin zollumin, kur te shkelin te drejtat e njeriut dhe kur qeveria te kthehet

    ne armikun kryesor te mbijeteses se njerzve sic aeshte kjo aktualja, atehere populli i armatosur nuk

    do te rrije i skllaveruar. A do te kishte shanse psh qe tu shembnin banesat e ti nzirrnin ne rruge te

    madhhe familjaret po te kishin arme brenda shtepise ? Xero shanse. A do kishte shanse qe banditet

    ti vidhnin , ti dhunonin e shpesh edhe ti vrisnin e ti digjnin pleqte e vetmuar po te kishin arme brenda?

    Xero shanse. Frika i ruan vreshtat,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *