• |
ide | kryesore

Doli të mblidhte dru, mister fati i gruas së zhdukur prej dy javësh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



E njohin zonën me pëllëmbë dhe në shumë raste kanë gjetur edhe bagëtitë e humbura, por prej më shumë se dy javësh nuk arrijnë të gjejnë dot familjarin e tyre.

Veziko Bojko, rreth 45 vjeçe, ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet asgjë mbi fatin e saj. Bashkëshorti dhe djali i saj, barinj në fshatin Tërbaç, tregojnë se gruaja kishte dalë nga shtëpia për të mbledhur dru, si shumë herë të tjera, por që për arsye ende të mistershme ka mbi dy javë që nuk gjendet.

Ndërkohë, nga policia e Vlorës përveç kërkimeve, ku janë përfshirë edhe efektivë të repartit zjarrfikës, nuk ka të dhëna apo dyshime të tjera mbi fatin e 45-vjeçares, ndërsa herë pas here rimerren në pyetje familjarët për nevoja të hetimeve të nisura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *