• |
ide | kryesore

Gjukanoviç bie pas 30 viteve në pushtet, Milatoviç drejt kurorëzimit si President

-Instant, Lajme, Të fundit



Sondazhet e zhvilluara pas mbylljes së kutive të votimit për zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi nxjerrin fitues me një diferencë të thellë kandidatin surprizë pro-evropian Jakov Milatoviç.

Kandidati i lëvizjes “Evropa Tani”, po kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI).

Bazuar në 78,7 për qind të votave të numëruara, Milatoviç ka fituar 60,2 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç vetëm 39,8 për qind. Sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 70.6 për qind.



4 Comments

  1. Lëvizja “Evropa Tani” e mbështetur nga Serbët pro Rus.
    Duket shume qartë qe gazetari qe ka shkrujt artikullin nuk ia ka haberin se ca ndodh ne Mal te Zi, atje ka fituar nje pro Serb, jo nje pro Europian.

  2. Humbje e tmerrshme per shqiptaret, per malazezet po e po, dhe fitore e jashtezaknshme per serbine e madhe. Ne fakt fitorja e vertete e serbeve do jete kur te behet regjistrimi i popullsise dhe ku do bejne te pamunduren qe serbet te jene popullsia me e madhe ne Mal te zi. Ja pra po na krijohet shteti i dyte serbe ne Ballkan, dhe me dalje ne det. Edhe pa Minishengen, dhe kaq shpejte po ndodh.Imagjinojeni me Minishengenin,qe e kundershtonim aq shume e disa militante driteshkurter qe e mbeshtesnin,te yshtur nga portali i Meros,mendonin se kishim qellim ta luftonim Ramen e tyre, dhe jo kete Serbi te Madhe qe pritej te ndodhte, por qe tani po ndodh edhe me shpejte se pritej. Ku eshte ai minishengenisti tjeter tradhetari Abazovic?A u gezua cetniku serbo-boshnjak tani,qe Mali i zi po u dorezohet serbeve?..Nejse,nga kjo e keqe ka nje te mire(po te dinim ta shfrytezonim).e qe eshte, oferta qe ne shqiptaret duhet ti bejme malazezve dhe amerikaneve, qe t’a marrim ne dore ne,mbrojtjen e fatit te malazezve.Traktat ushtarak mes Shqiperi-Kosove-Mali i zi(apo harrova qe as mes nesh se kemi bere akoma kete traktat!), dhe zhvendosje e 100 000 shqiptareve (nga Shqiperia dhe Kosova) drejt Malit te Zi, per te mos leju qe te ndryshoje struktura etnike ne favor te serbeve. Me fitoren e ketij serbit, rritet vlera qe ne shqiptaret mund tu ofrojme perendimoreve, si e vetmja barriere (ne 4 shtete ballkanike)ndaj ruso serbeve drejt Adriatikut. Ne anen tjeter kjo fitore serbe dhe marrja e presidences se Këshillit teSigurimit teOKBse nga Rusia,e cojne edhe nje hap me larg mundesine e vendosjes se sanksioneve ndaj Rusise nga serbet.Ata vetem po presin qe lufta te mbaroje dhe mos te kete nevoje fare per sanksione, pra po tallen keq me perendimin, prandaj o tani o kurre eshte koha qe perendimi te hapi syte,te shkaterroje serbet,e jo tna beje ne presione per Zajednice sa per t’i largu serbet nga lighja e tyre natyrale e gjenetike me ruset

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *