Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku ka dhënë detaje nga afër për rritjen e pagave që do të ndërmerren për këtë sektor.
Sipas kreut të qeverisë me këtë rritje mjekët tanë do të jenë më të lartat në rajon.
Kjo do të thotë se paga e mjekëve të përgjithshëm do të rritet do të shkojë në 112 mijë lekë, ndërsa e infermierëve rreth 72 mijë lekë. Ky është hapi i parë tani dhe prillin tjetër, mjekët specialist do të vijojnë dhe nuk do të kërkojnë më shumë, ndërsa për mjekët e përgjithshëm do të shkojë në 131 mijë dhe 87 mijë për infermierët, nëse mjekët specialist do të vijojnë dhe nuk do të kërkojnë më shumë. Me këtë rritje ne shkojmë në nivelin e lartë të rajonit dhe nuk na thotë më njeri dhe të rinjtë që duan më shumë që dhe për shkak të moshës kanë bërë dhe më pak. Paga mesatare në vendin tonë do të shkojë në 900 euro, nuk janë ato të Gjermanisë por nga ana tjetër dhe shtëpitë në Gjermani i kanë më të kripura eurot, edhe transporti po ashtu edhe kafet në Gjermani duan më shumë euro dhe kanë shijë ndryshe.
Elementi tjetër që është ekstra për mjekët është se me autonominë spitalore dhe për tre vite të shtrihet kudo, mjekët në bazë të performancës do të kenë dhe mundësinë që të marrin më shumë”, ka thënë Rama.