• |
ide | kryesore

Zelensky: Beteja për Bakhmut, më e vështira! Vendimet do të merren në bazë të situatës

-Instant, Lajme, Planet



Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se situata në Bakhmut është shumë e vështirë dhe “vendimet përkatëse” do të merren nëse trupat ukrainase janë në rrezik të rrethimit.

Këto ishin fjalët  e para, gjatë një konference për shtyp në Poloni,  që duken se ndryshojnë nga qëllimi i vendosur më parë i Ukrainës për të mbrojtur qytetin në lindje të vendit.

Udhëheqësi ukrainas tha se gjëja më e rëndësishme për të ishte mbrojtja e jetëve të ushtarëve. Bakhmut, një qendër minierash dhe transporti, ka qenë në fokus të ofensivave ruse për muaj të tërë.

Presidenti Zelenskyy e ka cilësuar qytetin si simbolikisht dhe politikisht të rëndësishëm për të ruajtur vullnetin e popullsisë ukrainase për të vazhduar luftën kundër Rusisë dhe për të ruajtur vrullin midis aleatëve në mbështetjen e tyre për Kievin.



2 Comments

  1. Keta sikur duan vete qe lufta te vazhdoje, zjarri te rrije ndezur dhe keta te ngrohen mbi trupat e

    viktimave. A nk do ishte me e thjeshte nje referendum i monitoruar nga OKB se me cilen shtet duan

    te bashkohen popullsia e atyre rajoneve ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *