• |
ide | kryesore

Kërcënimet për tenderin e Bashkisë së Tiranës, arrestohen tre persona në Cërrik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
policia, arrest, pranga, blutë, Korçë, arrestuar



Administratori i një kompanie private në Elbasan është kërcënuar me jetë nga tre persona që i kanë kërkuar të heqë dorë nga një tender publik që kishte fituar. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 412 milion lekë për furnizimin me lëndë drusore.

Shtetasi me iniciale Erald Myftari, administrator i një biznesi me qendër në Cërrik ka fituar një tender publik në bashkinë e Tiranës.

Katër persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë kërkuar atij të heqë dorë nga tenderi, duke e kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij. Pas një hetimi një mujor, strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit vunë në pranga tre nga të dyshuarit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas kishin kanosur administratorin e një firme në Cërrik dhe vijonin ta shtrëngonin që të tërhiqej nga një procedurë tenderimi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila regjistroi procedimin penal.

Pas një hetimi proaktiv njëmujor, strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tenderi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

E. B., 37 vjeç, A. A. 27 vjeç dhe Sh. A., 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cërrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai administronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.



3 Comments

  1. Djali ishte pergjegjs sektori ne bashkine e Tiranes.

    Si shpjegohet qe banditet i kane shtrire rrenjet deri ne keto nivele?

  2. Si shpjegohet qe banditet I kane shtrire rrenjet deri ne keto nivele pyet Tironsi!? Pergjigja eshte e tjeshte : jane banditet e pushtetit kriminal te lali fikut qe beri dasmen me leket e pesionit te mama- dhise! Keshtu beri edhe me Becetin haleja sa e detyruan te mbylli tv channel 1 dhe tani shqiptaret duhet te paguajne per keta mafioza me pushtet ,sepse SPAKU fle gjum !

  3. Bashkia eshte shtet brenda shtetit!!! Po mesa duket i ka prere drute Erion Veliaj, do e coje per lesh ky i gjati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *