• |
ide | kryesore

Sarandë, zhduken pa gjurmë dy persona të skeduar nga policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona nga Saranda të njohur për blutë e qytetit bregdetar janë zhdukur në rrethana misterioze, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sipas denoncimeve të vetë familjarëve janë zhdukur shtetasit Leonard Thodhori, 46 vjeç, banues në fshatin Çuk, dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës ka nisur ndërkohë hetimet dhe po kryen këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonat e identifikuara si të dyshuara dhe kontrolle të ndryshme.

Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole” rezulton i dënuar disa herë. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar me pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lendeve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *