• |
ide | kryesore

Shpërthimi në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës, 6 të shoqëruar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ndreca, Vaun



Rreth 50 gramë tritol mendohet se iu vendos automjetit të kreut të degës së Rithemelimit në Vaun e Dejës.

Ky është konklulzioni paraprak i forcave Xhenio. Lënda plasëse dyshohet se ishte lidhur me telekomandë dhe se autorët mund ta kenë mbajtur në vëzhgim Benard Ndrecën deri në momentin që ndodhi shpërthimi.

Ndërkohë 6 persona u shoqëruan nga policia dhe u morën në pyetje, ndërsa nuk ka ende asnjë autor të dyshuar për atentatin.

Nga ana tjetër burime pranë grupit hetimor thanë se krahas kamerave të sigurisë së banesës së Bernard Ndrecës janë sekuestruar dhe disa kamera të tjera rreth zonës, që po analizohen gjithashtu. Por identifikimi i dy autorëve mbetet ende i vështirë.

Gjithashtu po verifikohen edhe provat e paktëta që u mblodhën në vendngjarje.

Sulmin, Bernard Ndreca, e lidhi me fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit.  Atentati ndodhi mëngjesin e të martës në fshatin Paçram të bashkisë Vau Dejës, ndërsa nga shëprthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *