• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u sulmua në Prishtinë gazetari Valon Syla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
valon



Gazetari nga Kosova, Valon Syla u sulmua dje nga tre persona në një lokal në Bregun e Diellit në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur pas daljes nga emisioni “Pressing” në T7 ku ai është i ftuar i përhershëm. Ai u godit në afërsi të një lokali duke marrë plagë në kokë. (Më poshtë video e ngjarjes)

“Unë kam qenë me Ilirin. Ai e shihte në pasqyrë që dikush nga afër po mundohej të afrohej. Menduam se ishte Leo. Kur u afrova tek shkallët mu afrua një person, që mund ta identifikoj tani, por nuk e njoh. Iliri ishte duke parkuar makinën. Aty brenda kanë qenë edhe disa gazetarë tjerë.

Ishte një djalë i ri rreth të 30-ave. Më tha ‘a po vjen dej qetu’. Si ja pashë mjekrën e dita që është fetar. Kishte mjekër dhe trenerka kështu dukej si shoumen. Edhe i dhunshëm. U mundova të vrapoj që të hapi derën dhe pastaj ata do largoheshin pari që mund të shihnin njerëz brenda dhe do frikësoheshin.

Nuk u hap dera menjëherë. Pastaj më grushtuan. Edhe me pjesë metalike të orës. U mundova ta ruaj fytyrën. Ilir Mirena u ngut dhe largoi njërin, pastaj edhe tjerët dolën nga brenda. Ata ikën. Por mjaftoi që të më shkaktonin lëndime”, – shtoi Syla.

Ministri i brendshëm i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe analistit janë arrestuar.

“Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, shkroi ai në Facebook.

Vetë gazetari thotë se sulmi erdhi pas disa komenteve ndaj një hoxhe në Kosovë. ©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *