• |
ide | kryesore

Familjarët e shpëtojnë nga vetëvrasja, i riu në Tiranë nuk heq dorë nga akti ekstrem, hidhet nga kati i dytë i banesës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksidenti me motor, 38-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma



Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është hedhur nga kati i dytë i banesës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:05 në Qytet Studenti.

Mësohet se i riu me inicialet H.L., dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar, por e kanë ndaluar familjarët. Por i riu nuk është mjaftuar me kaq, por më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia.

“Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, shkruan policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *