• |
ide | kryesore

FBI arreston 21-vjeçarin që akuzohet se nxori sekretet e Pentagonit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
fbi

FBI arrestoi në shtëpinë e tij në Swansea të Masaçusetsit 21 vjeçarin Jack Teixeira, anëtar i Gardës Kombëtare, i cili dyshohet se është përfshirë në publikimin e dokumenteve sekrete mbi luftën në Ukrainë. Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland konfirmoi të enjten arrestimin pa incidente të anëtarit të Gardës Kombëtare Ajrore të Masaçusetsit, Jack Teixeira.


Hetuesit besojnë se specialisti i zbulimit Teixeira, drejtoi grupin e bisedave në internet, ku u publikuan dokumentet. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse zoti Texeira kishte një avokat që mund të fliste në emër të tij.


Administrata e Presidentit Bidenit është përpjekur për ditë të tëra që të kufizojë pasojat nga informacioni i rrjedhur, i cili i ka bërë publike dobësitë e mundshme të aftësive të forcave ajrore të Ukrainës dhe ka ekspozuar vlerësimet private të aleatëve mbi një sërë çështjesh të inteligjencës.

Garda Kombëtare nuk e konfirmoi identitetin e tij, por tha përmes një një deklarate se, “Ne jemi të vetëdijshëm për hetimin mbi rolin e supozuar të një anëtari të Gardës Kombëtar Ajrore të Masaçusetsit në rrjedhjen e fundit të dokumenteve tepër sekrete”.

Administrata e Presidentit Biden u angazhua që javën e kaluar për të vlerësuar pasojat diplomatike dhe ato të sigurisë kombëtare nga publikimi i dokumenteve sekrete. Një zëdhënës i lartë i Pentagonit, u tha gazetarëve në fillim të kësaj jave se publikimi i këtyre dokuimenteve paraqet një “rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare” dhe Departamenti i Drejtësisë hapi një hetim për të identifikuar autorin e kësaj vepre.

“Ne jemi afër (identifikimit të autorit)”, u tha presidenti Joe Biden gazetarëve në Irlandë më herët të enjten. Ai tha se megjithëse ishte i shqetësuar nga publikimi i dokumenteve sekrete të qeverisë “nuk ka asgjë të menjëhershme që unë jam i vetëdijshëm se do të ketë pasoja të mëdha”. /VOA



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *