• |
ide | kryesore

Përplasen dy automjete në Prrenjas, një i plagosur

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Prrenjas. Dy automjete, një me targa shqiptare dhe një me targa greke, janë përplasur në vendin e quajtuar “Kthesa e Pishkashit”.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve të automjeteve. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të motit të keq. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *