• |
ide | kryesore

Transportonte 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 46-vjeçari në Sarandë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sarandë, policia-620x348-620x330.jpg



Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar 11 emigrantë.

Policia Kufitare bën me dije se 46-vjeçari, Gjovalin Shkambi, u kap në flagrancë, teksa transportonte kundrejt fitimit 11 emigrantët, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Detaje nga policia: 

U kap në flagrancë teksa transportonte 11 emigrantë, me furgon, për të kaluar ilegalisht kufirin, arrestohet 46-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Eleven”.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, banues në Shkodër.

46-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonte kundrejt fitimit, me një automjet furgon, 11 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *