• |
ide | kryesore

Kreu mbi 6 vjedhje në dy muaj, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar akuzohet se vodhi në banesa dhe në automjete, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ai është vënë nga pranga nga blutë e Tiranës. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Disturb”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi V. M., 25 vjeç, banues në Shkozë.

25-vjeçari është autor i dyshuar i 6 vjedhjeve në banesa dhe në automjete, të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit, gjatë 2 muajve të fundit. Shtetasi V. M. dyshohet se:

Më datë 21.03.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetases Z. H.;Në datat 10, 11 dhe 12 prill, 2023, në lagjen “Ali Demi” dhe në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka vjedhur aksesorë të ndryshëm, në disa automjete;

– Më datë 13.04.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit H. B.;

– Me datë 17.04.2023, në Shkozë, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit S. H.Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *